SHPËRNDAJE

Nëse numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të bjerë, BE mund t’u rekomandojë anëtarëve të saj që të largojnë Serbinë nga lista e kuqe, shkruan “Blic”, transmeton presheva.com.

Gazeta, megjithatë, thotë se kjo nuk do të thotë që të gjitha vendet do ta pranonin automatikisht atë, veçanërisht ato në të cilat po rritet numri i të sëmuarve me koronavirus.

Blic thekson se mund të mos jetë realiste që kjo të ndodhë para 1 shtatorit, por është gjithashtu e mundur që, për shembull, Grekët të vendosnin të lejojnë turistët serbë të hyjnë, për shembull, me një test të detyrueshëm PCR./presheva.com/