SHPËRNDAJE

Në ambientet e Hotel “Rozafa” në Bujanoc, sot janë takuar dy udhëheqësit kryesor të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi e Shaip Kamberi me Ambasadorin zvicërran në Beograd,  Jean-Daniel Ruch.

Takimi i sotëm në mes të përfaqësuesve të PVD-së dhe Ambasadorit Jean D. Ruch është përqëndruar mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilët do të mbahen më 16 mars.

Duke ditur se PVD është partia e vetme shqiptare që po merrë pjesë në këto zgjedhje, Ambasadori Ruch, shprehi mirësinë që edhe përkundër bojkotit nga partitë e tjera shqiptare, është PVD, ajo parti e cila ka treguar dëgjueshmëri ndaj porosive të ndërkombëtarëve, meqë janë institucionet vendi ku zgjidhen problemet.

Nga ana tjetër, dy figurat e para të PVD-së Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, shprehën falemnderim të posaçëm ndaj ambasadorit, duke theksuar se e vetmja rrugë për zgjidhjen e probleme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, është rruga e integrimit në të gjitha institucionet relievante, aty ku shqiptarët participojnë taksativisht.