SHPËRNDAJE

Facebook ka lansuar aplikacionin e ri të quajtur “Paper”, i cili do të jetë konkurrent direkt i aplikacioneve si Flipboard, Feedly e Zite.

Disa ueb-faqe, si “The Verge”, tashmë e kanë testuar aplikacionin dhe kanë thënë se “Paper është aplikacioni më i mirë që Facebook e ka prodhuar ndonjëherë”. E të vlerësohesh në këtë mënyrë nga kjo ueb-faqe është goxha punë e madhe.

Ky aplikacion, i cili thamë se do të jetë konkurrent direkt i Flipboard, Feedly dhe Zite, që në thelb merren me thithjen e lajmeve për përdoruesit.

Kompania thotë se përmbajtja e Facebook do të paraqitet në një “formë të stilit të revistës” për të cilën kompania shpreson se do t’i bëjë përdoruesit t’i shohin postimet, storiet e fotografitë më shpesh. 

Për të parë funksionimin e këtij aplikacioni, ju sjellim një video: