SHPËRNDAJE

“Mbyllja e Facebook çon në nivele më të larta të mirëqenies” kjo është tema më e fundit e studimit nga Universiteti i Kopenhagës ku argumenton se vetëushqyerja e zilisë tek shohim jetët “perfekte” të të tjerëve nuk bën asgjë tjetër veçse rrit nivelin e stresit.

Studiuesi danez Morten Tromholt mori në shqyrtim 1,095 pjesëmarrës dhe i ndau në dy grupe.

Gjysma e tyre duhet të hiqni dorë nga facebook-u për një javë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdonte të ishte aktive në rrjetet sociale.

Studimi publikoi përfundime shqetësuese.

Njerëzit në Facebook janë 55% më shumë të shtresuar dhe 4 nga 10 njerëz janë ziliqarë për postimet e të tjerëve.

39% e tyre kanë të ngjarë të ndihen më të mërzitur se miqtë e tyre.

Nëse doni të jeni më të lumtur mos u besoni çdo gjëje që ju shfaqet në facebook!