SHPËRNDAJE

Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliq ishte në qendër të vëmendjes gjatë një konference të tij para përfaqësuesve të mediave të hënën në mesditë.

Sipas mediave vendase, ai nuk ishte në qendër të vëmendjes për raportimin rreth situatës në lidhje me virusin COVID-19, por për diçka tjetër.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, ai kishte vështirësi në vendosjen e maskës në fytyrën e tij.

Novaliq doli para mikrofonit pa maskë, por bashkëpunëtorët e tij e këshilluan që ta vendoste.

Dhe pastaj filluan telashet e kryeministrit federal, një ngjarje e regjistruar nga kamerat.

Kujtojmë se ditë më parë kryeministri u testua për COVID-19 dhe doli që Novalić nuk ishte infektuar.