SHPËRNDAJE

Në historinë e popullit shqiptar shquhen figura të mëdha historike, të cilët ditën ta shkruajnë me germa të arta atë. Të gjithë ata burra që punuan për të mirën e popullit e shqiptar, në fakt ata ishin ndriçues të përparimit dhe avancimit që ky popull një ditë të inkuadrohet aty ku e meriton. Historia e popullit shqiptar figuron me një sërë intelektualësh atdhetarësh ndriçues të popullit shqiptar, duke filluar nga Jeronim de Rada, Naim e Sami Frashëri, Fan S. Noli, Faik Konica, Migjeni, Lasgush Poradeci, Ismail Qemali, Ismail Kadare, e shumë të tjerë që shkruan e historinë e popullit shqiptar, por ky karvan nuk u ndal asnjëherë në çfarëdo lloj situate qoftë.

Lufta sërbo-sllave e viteve 90-ta ndaj gjenocidit shqiptar, kishte kaluar përmasat e mëdha sa shqiptarët nuk u ndalën asnjëherë për ti realizuar ëndrrat e tyre, që një ditë edhe këta të frymojnë lirë. Në skenën e këtyre ngjarjeve erdhi një uragan, që do ti hapë dyert e dijes njëherë e përgjithmonë për shqiptarët e Maqedonisë Prof.Dr. Fadil Sulejmani për ti thënë ushtrisë maqedone se shqiptarët kurdoherë kanë ditë të sakrifikojnë edhe jetën për kauza kombëtare. Hapja e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ishte akti më i lavdishëm pas Marrëveshjes së Ohrit çka maqedonëve nuk i pëlqeu aspak sepse edhe ata e kishin frikë altelerinë e shqiptarëve qoftë me dije qoftë me armë.

FadilSylejmani

Prof. Fadili ishte ndër ata burra, që i doli ballë për ballë ushtrisë maqedone me slloganin, e tij “ Ne zgjodhëm rrugën e arsimit… duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunëˮ çka tregoi se zemërgjerësia dhe guximi për të kishin kaluar përmasat më të mëdha për të ardhmen e popullit shqiptar të Maqedonisë. Unë kisha fatin më të madh që isha studenti i tij, që morra ligjërata dhe këshilla nga një burrë, intelektual, siç ishte profesori, i cili asnjëherë nuk u ndal duke ndriçuar në zemrat tona vetëm arsimimin, siç thoshte Konsatndin Kristoforidhi: “ Paratë s´kanë bisht për mua, më këtë laps rrëzoj një kala” , çdoherë ishte për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë, sepse aty ai shihte gjithë atë bagazhin ku populli jonë mund të arrinte majat më të larta.

Prof. Fadili u bë strumbullari kryesor në një cep të lirisë, rreth të cilit u afruan, njerëz që dhanë dije djersë për ta ngriur Universitetin Shtetëror të Tetovës, i përndjekur, burgosur përshkak të këtij qëllimi fisnik ai nuk u përkul për të cilën edhe u burgos, por asnjëherë nuk pranoi përkuljen. Shumë vite më pas i mbushur me dije në fushën e gjuhësisë, ai nuk do ndalet së botuari një sërë veprash kushtuar kësaj lëmie çka ishte një arritje e madhe për ne studentët që pastaj punuan me to.

Edhe pse kisha fatin ta kem profesor, ai jeton ende në mesin tonë, edhe pse në këtë kohë sundon pushteti maqedonas që mundohet ta shtrembërojë kahjen e shqiptarëve të Maqedonisë, profesor Fadili me zemërgjerësinë e tij e tregoi, se njeriu në jetë asnjherë nuk duhet të përkulet para armikut, sepse njeriu kur dëshiron të arrijë diçka në jetë nuk duhet ti trembet vdekjes, por qëllimit duhet shkuar deri në vdekje. Nuk është me rëndësi a vdes sot a nesër, prandaj u përcaktova të bëj Universitetin e Tetovës, anipse pushteti maqedonas më rrinte mbi kokë me kartën e vdekjes më thoshte profesori, që për mua do ngelet gjatë në kujtesë. Një ditë tek donim të fillonim me ligjërata prisnim që të vinte profesori por në vend që të prisnim atë, morrëm një lajm të hidhur që na shokoi të gjithëve, na treguan se profesori kishte ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, që vuante nga kanceri, ishte data 11 .02. 2013, më kujtohet me kolegët e mi te Pallati i Kultururës kur shkuam të bënim nderimet e fundit për profesorin tonë i cili tashmë kishte kaluar në botën e tjetër. Po e përmbyll këtë shkrim se populli shqiptar gjithmonë do ketë nevojë që të kenë njerëz vizionar, punëtor, intelektual, ndriçues i populit siç ishte Prof Fadil. Prandaj prehu i qetë profesor se ti tashmë edhe pse nuk gjendesh ne mesin tonë, ti jeton në zemrat tona, me dëlirësinë dhe guximin tënd, sot jemi më të avancuar në aspketin intelektual, ti e shkrove historinë edhe njëherë për ti treguar atyre, që vinë pas teje se vetëm dritë dhe dituri para do e shpie, Tetova gjegjësish vendlindja jote (Bozovca), të krenohen me ty duke e ditur se njerëzit e kauzave kombëtare nuk vdesin kurrë..!

ShefatAdemi
Përgatiti: Shefat Ademi
Profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe