SHPËRNDAJE

Manchester United do të paguajë 43 milionë funte për blerjen e Radamel Falcaos në fund të skadimit të periudhës së huazimit nga Monaco, gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Manchester United ka arritur marrëveshje me Monacon për blerjen e sulmuesit Radamel Falcao në fund të skadimit të periudhës së huazimit, edhe pse ai ende nuk e ka realizuar asnjë gol në Old Trafford.

Falcao erdhi në United në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në formë huazimi njëvjeqar për 6 milionë euro dhe është paraqitur në secilën ndeshje deri më tani, por pa arritur të realizojë.

Megjithatë, sipas medieve britanike gjiganti anglez është i gatshëm të paguajë 43 milionë funte të tjera për Falcaon, i cili në Old Trafford do të përfitojë 250 mijë funte në javë.

Lëvizja mund të konfirmohet menjëherë në janar pasi Louis van Gaal e konsideron 28-vjeçarin si element të rëndësishëm në planet e tij për të ardhmen.