SHPËRNDAJE

Radamel Falcao i ka të qarta idetë për të ardhmen. Sulmuesi i Monacos theksoi se dëshiron të qëndrojë te klubi i Principatës dhe për shumë vite, duke larguar çdo hije dyshime për një transferim të mundshëm te Chelsea.

Përsa i përket dëmtimit, bomberi kolumbian u shpreh se riaftësimi po shkon shumë mirë e se nuk i ka humbur shpresat për të luajtur në Botëror.