SHPËRNDAJE

Akuzat e u.d. drejtorit të SH.M.T “Presheva” në Preshevë, Telat Arifi për sekretarin e KNSH-së dhe bartësin e listës për zgjedhjet e rradhës në KNSH, se ka falsifikuar dokumentin zyrtar të KNSH-së, ka sjellur edhe reagimin e parë nga personi në fjalë.

Enver Mehmeti, sekretar i KNSH-së ka kundërshtuar akuzat e Arifit si të pabaza. Sipas Mehmetit “Në bazë nenit 120 dhe 121 të Ligjit mbi Këshillat Kombëtare ligjshmërinë e akteve e vendimeve të këshillit e bënë Ministria kompetente.” dhe ka shtuar se “në bazë të Statutit të KKSH dhe Rregullores së punës, deri më sot jam sekretar i zgjedhur dhe legjitim i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se çdo nënshkrim i imi në aktet ku për shkak përditshmërisë dhe afateve ligjore deri më tani nga Ministria e pushtetit lokal është konsideruar ligjor”. Bartësi i listës së PDSH-së për zgjedhjet e KNSH-së Enver Mehmeit ka pohuar se është i gatshëm ti faktizoj me foto rastet ku në mungesë të zv.kryetarit, me arsye ministria ka pranuar si të ligjshëm nënshkrimin e sekretarit.

Ndërkaq ai ka hapur kundërakuza ndaj u.d. drejtorit Telat Arifi se ka telefonuar kryetarin e Këshillit, zv. kryetarin dhe kryetarin e Organit ekzekutiv të KNSH-së që sipas tij këto telefonata konsiderohen shantazhim dhe kërcnim të regjimit të kaluar. “Institucioni dërgon shkresa zyrtare, pret shkresa zyrtare me shkrim e jo me ka thënë filani e fisteku, këto janë joserioze” ka deklaruar Mehmeti.

Ditë më parë në intervisten dhënë për presheva.com, u.d. drejtori i SH.M.T “Presheva” Telat Arifi ka akuzuar bartësin e listës së PDSH-së në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti se ka falsifikuar nënshkrimin në dokumentet zyrtare të KNSH-së. Sipas u.d. drejtorit Arifi, Enver Mehmeti këtë falsifikim e ka bërë në detyrë të kryetarit të PDSH-së, ndërkaq është shpërblyer si bartës I listës së PDSH-së në zgjedhjet e KNSH-së. Mehmeti është sekretar i KNSh-së në mandatin e tanishëm./presheva.com