SHPËRNDAJE

Familja e H. Demirit nga Presheva me kryefamiljarin e saj te sëmurë për shume vite vuante nga përmbytjet nga uji që deportonte në brendësi të shtëpisë.

Në një aksion vullnetar të ndërrmarjes publike “Moravica”, është sanuar ky problem shumëvjeçar, ku me eskavator është larguar një pjesë e madhe e dheut si dhe është bërë një pjesë e izolimit që kjo familje të mos ketë probleme në të ardhmen nga vërshimi.

moravica-01

“Sot ne patëm knaqesin që kësaj familje të ja zgjidhim këtë problem jetësor. Shpeshherë ne mund të bëjmë aq pak sa që të tjereve mundë të ju zgjidhim një problem jetësor” ka thënë për presheva.com, drejtori i kësaj ndërrmarrje Gazmend Aliu.

Ai gjithasutu ka shfrytëzuar rastin që të apeloj te ndërmarjet private që ta ndihmojnë NP “Moravica” që ti dalin në ndihmë ketyre njerzve në nevojë për shumë raste që ka nevojë Presheva dhe qytetarët e saj të cilët nuk kanë mundësi vet ti zgjidhin këto probleme jetësore. /presheva.com/

moravica-02

moravica-03