SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi e ka nisur edicionin e ri si është më së miri në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës edhe gjatë fundjavës ka realizuar golin e dytë me skuadrën e re të Fenerbahçes.

Kjo ka bërë që sulmuesi të merr edhe zemrat e tifozëve të “kanarinave të verdha”, ku kanë bërë një kërkesë interesante në adresë të klubit.

Në fakt, tifo grupi i ekipit i njohur si “12 Numara” ka kërkuar që pas shënimit të ndonjë goli të 25-vjeçarit në sfond të dëgjohet kënga “Skifterja ime” e Bes Kallakut, të cilën e solli pas martesës me Xhensila Myrtezajn.

Futbollisti shpesh shihet duke publikuar video në rrjetet sociale duke e kënduar këtë këngë në ambientet private.

Ndryshe, prizrenasin pritet ta shohim edhe gjatë fundjavës në fanellën e Fenerit, ku do të takohen para shikuesve të vetë me Trabzonsporin e Adonis Avdijajt.