SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”.

Shtetet e Mbretërisë së Bashkuar janë destinacioni i fundit i këtij turneu të këngëtares shqiptare, pas sukseseve të shënuara në Australi, Azi dhe Evropë.

Së fundmi, Rita mbajti koncert gjigant në Glasgow, ku dhuroi spektakël për mijëra adhuruesit e saj atje.

Në mesi ne fansave duket se nuk kanë munguar edhe komuniteti shqiptar, të cilët i kanë bërë mirëpritje të ngrohtë Ritës me flamurin kombëtar në sallë.

Ka qenë motra e këngëtares, Elena Ora, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të këtyre fansave shqiptarë, ku shfaqen me flamurin kuq e zi dhe simbolet kombëtare.

“Shqiptarë përgjithmonë”, ka shkruar Elena në mbishkrim e kësaj fotografie, ku shihen të lumtur fansat e Ritës.