SHPËRNDAJE

 

Më dhjetë prill u legalizua Partia Komuniste e Spanjës. Më kujtohetajo ngjarje për arsyen e thjeshtë se atë mbrëmje ishim mbledhur në Zyrën e Emigracionit përnjë konsultim dhe, pak para se të fillonte mbledhja, i dëgjova lajmet në zyrën e zonjës Johanna Berglund.
Pas mbledhjes, ish kryetari i SIM-it, zoti Emanuel Motiadaqis, më ftoi për darkë në restorantin Kim Lon, që kishte bërë emër për gjellërate shijshme kineze. Ai s’ ishte i kënaqur mefrymën që mbretëronte nëpër shoqata. Disa prej tyre, si shoqatat norvegjeze, finlandeze, çifute e anglo-saksone, qëndronin në nivel të lartë organizativ, por ato tjerat funksionin si në Mesjetën e hershme evropjane.
” Ç’ do bëhej sikur t’ i ftonim përfaqsuesit e shoqatave në një seminar dyditor,” më tha duke më shikuar me sy hileqarë.
” Dil hapur e mos mëjep qiqra,” i thash.
“ S’ potë jap qiqra, po një minimum të domosdoshëm,” tha goxha i brengosur me ato që dëgjonim në mbledhjet e SIM-it.“ Shoqatat tona, në krahasim me ato nordike, gjenden n’ Avganistan. Ato po i themelojmë ne, idealistët e paktë të Evropës Juglindore, dhe po i mbajmë në këmbë me ndihmën e titoistëve, stalinistëve, ataturqve e mafiozëve të ardhur për qëllime individuale.Paçka se anëtarët e thjeshtë s’ po kanë as më të voglën ide mbi qeverisjen e vërtetëdemokratike. S’ di pse s’ e organizojmë një seminar dyditor mbi këtë temë të rëndësishme?”
Isha aq i lodhur, sa s’kisha forcë as të debatoja me të.
” Mirë që paske vrarë mendjen për atë temë, por ajo është më e thellë se xhepi ynë,” ia kujtova unë.” Për ta thyer atë të trend të mallkuar, duhet – në dorë të parë – t’i mësojmë anëtarët e kryesive, pastaj anëtarët e shoqatave. Problemi është se SIM-i përbëhet nga tridhjetë e sa shoqata dhe çdonjëra qeveriset nga shtatë veta… Ku dreqin do t’ i mbledhim gjithë ata grepacakë dhe t’ i bëjmë demokratë?Ata, edhe sikur t’ i tubosh me qykë të zorit, s’ mund t’ i mbash më gjatë se dyorë.Sa t’ iu kujtohet grosha, ikin nëpër shtëpi.”
Sorry, ashtu s’ kishte menduar ai.
” Unë kam menduar të mblidhemi diku jasht Malmes, eventualisht në Ystad, ku mund të rrahim mendime e të shkëmbejmë përvojë me ata që dinë më tepër se ne. E kam fjalën për shokët suedezë që drejtojnë organizata të mëdha shoqërore dhe kanë përvojë të gjatë drejtuese.E për atë punë duhet një hotel me kapacitet të madh… Me fjetore të veçanta, restorante, salla ku mund të zhvillohen konsultimet, ligjërues dhe pak argëtim e shaka, përndryshe s’ kalohen dy ditë si n’ ato manastiret e kishës ortodokse.”
E pash me inatë dhe mendova se po tallej me mua.Një evinement i tillë kushtonte, kurse ne s’ kishim mjete as për ta pirë një kafe me përfaqsuesit e shoqtave. Kush instancë ishte ajo që mblidhte dyqind e sa veta dhe i mbante me bukë e qemane, siç thotë populli,për t’ i mësuar si funksionon demokracia?
“ O shoku im,” i thash. “ Njëprojekt i tillë kushton. Njëqind dhoma të një hoteli dhe dyqind mëngjese e dreka e darka kushtojnë më tepër se ndihma vjetore e krejt shoqatave emigrante. Kush dreqin është i gatshëm ta paguaj atë spektakël?”
“ Kush tjetër pos ish ambasadorit të Kinës?” tha ai, duke aluduar shefin e Drejtoratit Shtetëror.
“ A je i sigurtë n’ atë punë?” e pyeta.
“ Shumë,” më siguroi Emanueli.“ Kam folur edhe me Tedin, kryetarin e Këshillit komunal të Malmes. Të dyve u ka pëlqyer ideja dhe janë të gatshëm të na ndihmojnë me njerëz që kanë përvojë të gjatë në këto punë. Kam shkuar aq larg, saqë e kam gjetur edhe vendin ku mund ta mbajmë seminarin. Ke qenë ndonjë herë në Ystad?”
“ S’kam patur rast,” e pranova.“ S’kamqenë as në Treleborg, jo më në Ystad.”
“ Këtë herë do të vijsh,” më premtoi.“ Hoteli “Saltsjöbaden” është një hotel superb, me njëqind e dhjetë fjetore të mëdha e të ndritshme, pishina brenda e përjashta, dy restorante, një bar, dy piceri, salla të gjimnastikës dhe dhoma të qeta anësore, ku mund të pushosh rehat- rehat, pa të shqetësuar njeri.. E vetmja gjë që mbetet të bëjmë është t’ i ndajmë detyrat… Unë po merrem me projektin, gjegjësisht me sigurimin e mjeteve dhe kuadrova që do të ligjërojnë, Johana le të merret me hartimin e programit, ndërsa ti merru me shoqatat… Fillo me një shkresë formale… Mos u rras në detaje, veçse kërko nga shoqatat emrat dhe mbiemrat e atyre që mund të marrin pjesë në seminar… Pastaj duhet ta gjejmë edhe një orkestër të ndonjë shoqate, katër pesë vetë, që mund të na argëtojnë pas ligjëratave të zakonshme… Ata katra pesë vetë do të paguhen sipas ligjit dhe do të hanë drekë e darkë me ne…Si thua? A e bëni jutë Shoqatës Shqiptare?”
Edhe ai, Emanuel Morfiadaqi, m’ u drejtua si përfaqësuesit të Shoqatës Shqiptare, jo të Shoqatës “Vëllazërimi”.
“ S’ po guxoj të të premtoj,” i thash. “ Megjithate, nëse s’ donë shqiptarët, kemi turqët, finlandezët ose kilianët.”
“ Animirë, të fillojmë nga puna.Pastaj shohim e bëjmë.”
S’ ka nevojë të them se rash në hall.Kisha përvojë të keqe me muzikantët shqiptarë.Sa herë që i kisha lutur të nxirnin në pah vlerat autentike të muzikës shqiptare, ata më kishin prerë në besë. Kjo më kishte ndodhur në Shkollën Kryddgord,kjo më kishte ndodhur në çfaqjen që e kishim përgaditur për familjet shqiptare në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira në Rusengord dhe kjomë kishte ndodhur në Odense të Danimarkës. Ai që më nxirte punë ishte vetë udhëheqësi i orkestrinës, Ismet Xhela, por as tjerët s’ ishin më të mirë.Në fillim ishin të gatshëm dhe premtonim shumë, por atë çast që bëheshin bashkë dhe ndërronin ndonjë fjalë, i harronim të gjitha. A guxoja vallë t’ i ftoja në Ystad?A s’ ishte më mirë t’ i ftoja turqët apo palestinezët?
Jo, s’ mundesha t’ i leja anash.Të mirë apo të këqinj, ata i kisha vëllezër dhe bashkëluftëtarë. Me pak buzëqeshje dhe dëshirë që ta nderojmë popullin tonë, ne mundeshim ta kalonim atë provim, edhe ate, mu para armiqëve tone shekullorë. Lere pastaj që anëtarët e kryesisë do të njiheshin edhe me anëtarët e kryesive tjera dhe do të mësonin diçka prej tyre.
Të nesërmen, gjatë kohës që tjerët po pinin kafe në Sallën e arsimtarëve, hyra në kabinën e caktuar për thirrje telefonike dhe provova të marr kontakt me Ismet Xhelën.Pa premtimin e tij s’ isha i gatshëm të bëja gjë.
Atij sa i kishte dalë gjumi dhe po pinte çaj.
” Ça kemi kah zotrote?” e pyeta. ” Po më duket se na ke shlyer nga defteri i të gjallëve.”
” Jo, për besë,” më tha me zë të lodhur.”Vdekjen e kemi, s’ jam edhe pa halle, se Tilda ka hipur në peshë dhe s’ po mundet me dalë në pazar, po këto i paska jeta familjare. Unë po duhet të lajmërohemnë Zyrën e Inkuadrimit… Prej se m’ i morën ato tetë orët që kisha,s’ po kam fytyrë t’ i dal as gruas përpara, jo më atyre që memzi kanë pritur të më shohin keq.Po ti qysh ke qenë? Si është zonja? Si është ajo bukuroshja sykaltër?”
” Mirë, mirë. Turp të qahem,” i thash dhe, pasi i dëftova gjërë e gjatë për bisedën e zhvilluar në Kim Lon, ia shtrova edhe mendimin personal.” Unë s’ do ta përkrahja SIM-insikur mos t’ ishte për hir të shoqatës që kemi formuar. Ështe SIM-i ai që po na fton dhe po na trajton si shqiptarë. Tani që do mbahet ky seminar dhe aty do të mblidhen të gjithë përfaqsuesit e shoqatave emigrante, ”Vëllazërimi” ka një shansë të jetë në qendër të vëmendjes. Andaj po të pyes sinqerisht: jemi apo s’ jemi të gatshëm ta marrim atë barrë për të cilin do të paguheni mirë?”
” Unë jam,” tha ai pa ngurrim.” Arsyeja e parë – dhe kryesore – është se ne kemi nevojë të njihemi me tjerët, pa marrë parasysh a janë ata turq, jugosllavë apo latinoamerikanë.Arsyeja e dytë – dhe poaq e rëndësishme – është se paskemi një mundësi ta dëftojmë veten para një publiku të pjekur.Por ”– dhe aty pushoi pak – ”atë punë s’ e bëjmë dot pa Hilmi Kasaballiun… Hilmiu ka përvojë të madhe… Duke marrë parasysh kakarakterin e atij seminari, s’ po më duket me vend të ngarkohemi me kostume, sepse ata janë të zhgunjtëdhe të papërshtatshëm për skenë. Mjafton që, përpos Hilmiut, të na bashkangjiten Ajet Tetova, Xhemal Fetiu dheFikri Resna. Përndryshe, jam i sigurtë sedo të kalojmë mirë.”
” Ajo është çeshtje duhet ta zgjidhni ju. Mos harro se Xhemali dhe Ajeti janë anëtarë te kryesisë,” shtova.” Për mua është e rëndësishme të di nëse jeni apo s’ jeni të gatshëm ta merrni atë detyrë?”
“ E marrim qind për qind,” tha Ismeti.“ Unë, bile, do të flas me Hilmiun menjëherë.”
“ Ani dëgjohu nëse ka ndonjë problem,” i thash duke e mbyllur derën e kabinës. Zilja kishte rënë dhe unë duhej ta ngutesha.
U tha, u bë.
Që nga ajo ditë, unë, pa marrë parasysh zotimet shoqërore e familjare, e zura lapsin, hartova një shkresë “bambastike”, bëra tridhjetë kopje dhe ua nisa të njëzet e tetë shoqatave anëtare. Shumë shpejt, madje më shpejt seçkisha menduar,filluan të na vijnë përgjigjet e shoqatave, emrat e mbiemrat e atyre që do mirnin pjesë, si dhe temat që duheshin shtruar n’ atë tubim.
Emaneli ishte tmerrësisht i kënaqur. Gjatë kohës që unë po merresha me emra, mbiemra, informata e shpjegime të ndryshme rreth qytetit ku do të mbahej seminari, mundësive për t’ i parkuar makinat, si dhe datës kur do të mblidheshim në Ystad, Emanueli kishte marrë përgjigje nga Drejtorati Shtetëror dhe e kishte rezervuar hotelin që ma kishte përmendur kohë më parë.
Tani mbetej të vinte e shtuna e dytë e muajit maj dhe të niseshim për në Ystad. Sipas një vendimi që u mornë mbledhjen e kryesisë, përfaqsuesit e shoqatës tonëduhej të dilnin nga shtëpia më ora shtatë të mëngjesit dhe ta prisnin Hilmiun para klubit të Shoqatës. Tani ishte behar, moti ishte i ngrohtë dhe, malmoitët, të joshur nga drita që reshte nga qielli, dilnin herët dhe sorollateshin me qenët e tyre nëpër lëndina. Duke qenë se Hilmiu s’ pranoi të flente në Malme, ne i kishim ngarkuar instrtumentet në kombin e Xhemalit dhe e kishim caktuar orën e saktë të daljes.
E shtuna na gjeti përpara Shoqatës.Ajo ishte e bardhë dhe e këndshme, me një qiell të lartë e të veshur në rroba kokoçeli.Dielli sapo kishte ishte ngjitur mbi Rusengord dhe rrezet e tij ishin ende të ftohta dhe na i vranin sytë e lodhur nga pagjumësia. Thuajse të gjithë, me përjashtim të Ajet Abdyl Hamitit, ishim të përgjumur.Mungonte vetëm Hilmi Kasaballiu që të niseshim për në Ystad.
“ Hajde hipni, se erdhi,” tha Xhemali, duke e përshëndetur dike me dorë.
Autostrada që çonte në juglindje ishte e drejtë dhe e mërzitshme. Ta ngash makinën me një diell që t’ i shponte sytë– ishte torturë e madhe, posaçërisht për Xhemalin e ngratë, që s’ kishte bërë as dy orë gjumë nga frika se s’ do t’ i delte gjumi në kohë. Ne e kishim marrë Hajdarin, Saliun dhe Ismetin me vete, ndërsa Hilmiu, që ishte një çikëz turk, nandiqte prapa me Fikriun, Ajetin dhe Bahriun. Kjo pjesë e Suedisë, që me mijëra vjet kishte pushuar nën detë, s’ kishte asnjë bregore. Ngado që shikoje, majtas apo djathtas, syri s’ të ngecte në tjetër pos në disa ara të lëruara thellë dhe lëndina që prore ishin të veshura mevesë.
Kjo fushë dallonte shumë nga Kosova. Kot se ia kisha qepur sytë dhe kërkoja ndonjë djerrinë,stok sane apo gurishtë mali: me përjashtim të ndonjë viçi që kërcente nëpër barë, gjithçka tjetër ishte në gjumë. Tek pasi e kaluam, Skurupin, një fshat që gjendet përtej Svedalës, ia behën pullazët e kuq të shtëpive fshatare dheçifligjet e vegjël, të fshehur prapa gështenjave të larta. Aty këtu dukejedhe ndonjë traktor i lënë në midis të fushës.
Ystadi gjendet në cepin më jugor të Suedisë. Pas një rrugëtimi të gjatë, të cilin e kaluam duke biseduar rreth vendimeve të marra në mbledhjen e fundit, mbërritëm në qytet dhe, sipas udhëzimeve të një kalimtari, ndoqëm rrugën që mbante të njejtin emër si dhe hoteli ku duhej të shkonim. Pesë minuta më vonë e kaluam Sheshin e madh, pamë gjymtyrët e një kishe katedrale, dhe ndaluam prapa një godine goxha të madhe. Shigjeta që figuronte në lëndinën e veshur me bar anglez thonte se sporteli ishte në krahun e djathtë.
Me të hyrë brenda, sportelisti, një djalosh i veshur në xhaketë të bardhë, na priti me përzemërsi të madhe dhe, pasi na njoftoi se ku gjendej salla e konferencave, na dorëzoi çelsat e dhomave ku do të flenim. Unë e Ismet Xhela do flenim në katin e dytë, të tjerët një kat më lart.
” Përndryshe, mëngjesi është gati,” shtoi ai.” Pa marrë parasysh se kur vijnë të tjerët, ju mund të shkoni në restorant dhe ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj. Tavolinat janë shtruar. Pasi të hani bukë, mund tëdilni bregut të detit dhe të pini cigare. Ashtu bëjnë të tjerët.”
Hoteli ”Saltsjöbaden”, siç quhet në suedishte, gjendej në cepin e një plazhi që ishte i rrethuar nga të gjitha anët me plepa, vidhae mështekna të larta. Një kompleks i madh godinash të bardha e të ngritura vetëm për ata që kishin lekë dhe s’ kishin tjera halle pos të hanin, pinin dhe endeshin këmbëzbathur nëpër rërën e shkrifët si dëbora e bardhë.
Ne kishim uri. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet nga ajo ngjarje, s’ po mundem të vazhdoj pa i cekur dy cilësi të veçanta të atij hoteli të shquar.Si të gjitha hyrjet e hoteleve të mëdhenj, edhe hyrja e tij ishte imponuese: ca shkallë të gjëra si ato që kemi parë në filmat e moçëm sovjetikë, një qilim ikuq, ngjyrë vishnje, dhe në të dyja anët e shkallëve pejsazhe të realizuar nga piktorët më të mëdhenj të shekullit tetëmbëdhjetë.
Kjo, pra, s’ ishte asgjë në krahasim me sallën e madhe ku ishte shtruar mëngjesi. Salla e ngrënies, e ndriçuar me llampa të mëdha kristali, ishte kopje besnike e sallave që kisha parë në Petersburg, ku arsitokratët e Petrit të Madh, pasi mbushnin barkun me mishëra të pjekura në zgarë, i zenin jaraneshat e tyre për beli dhe vallëzonin tërë natën.
Hilmiut për pak s’ i dolën sytë nga balli. Një tryezë kolosale, e mbuluar meçarçaf ngjyrë smeraldi dhe pjata të mëdha daneze, ishte vendosur para një pikture që pasqyronte Gustav Adolfin e Dytë, mbretin që e kishte kaluar Ngushticën më këmbë dhe i kishte shpartalluar danezët në Helsingborg. Dy tavolina tjera, të ngarkuara me lloj lloj ushqimesh – kos, gjizë, gjalpë, kuleçë të zinj, kuleçë të bardhë, sallami, petullaqe, fruta, mjaltë, vezë të ziera, mish kali, biftek i pjekur e mish pule – na joshnin me ngjyrnat dhe erëzat e tyre. Po ku të fillonim se?
“ Unë do filloj me biftek,” tha Hilmiu.
“ Mirë e ke, se mishin na mori Titua dhe ua çoi ushtarëve të Stalinit,” ia kujtoi Hajdari.
“ Si mjerë prindërit tanë, që erdhën dhe shkuannga kjo botë pa e mbushur barkun me bukë,” tha Hilmiu.
Morëm pjatat, i mbushëm me kuleçë, vezë të ziera, sallami e lëng frutashdhe u ulëm në një qoshe të asaj salle që të hante me boshllëkun e saj.Ndërkohë, erdhën edhe ata të shoqatave latino-amerikane dhe salla filloi të mbushej me kokorizma të grave. Të gjithë kishin të ngutur të hanin dhe të dilnin n’ ajr të pastër për ta ndeznin nga një cigare.
Seminari dyditor, që mbante titullin “ Unë dhe shoqata ime”, filloi saktësisht më ora dhjetë të paraditës. Ate e hapi zonja Johanna Berglund dhe, pasi na dëftoi rendin e ditës, temat që do të shtroheshin para- dhe pasdite, sallat ku do të mblidheshim e do diskutonim në grupe, fjalën ia dha ligjëruesit kryesor, i cili, me pak fjalë duhej të na fliste për ate çka ishte një shoqatë dhe cilat mekanizma ishin të domosdoshme për t’i sendërtuar qëllimet e saj.
Nuk po me duket me vend t’u torturoj me ato që u thanë për shoqatën si organizatë, për pyetjet dhe përgjigjet që u shtruan lidhur me mbledhjen vjetore, ecurinë dhe gabimet që mund të bëheshin në mbledhjen vjetore, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të kryesisë, apo frazeologjinë që aplikohej në shoqatë, por po konstatoj me kënaqësinë më të madhe se çdo gjë që filloi n’ atë orë të ditës dhe do të vazhdonte deri m’ ora shtatë të mbrëmjes, eci si tak-takui një ore zvicerane. Ligjëruesit – shumica politikanë të ardhur nga Lundi, Malmja, Treleborgu, Svedala e Ystadi, e kishin kohën të kufizuar, ndërsa përfaqsuesit e shoqatave, që ishin të ligshtë në gjuhën suedishte, kishin të drejtë të shtronin pyetje dhe të ndërhynin me replika. Çdo thyerje e atij rregulli dënohej me sy të vrenjtur dhe pa tolerancën më të vogël.
Si sot me kujtohet fytyra e lodhur e Ajet Abdyl Latifit, që pat qëlluar në grupin tim. Ai, edhe pse s’ e kuptonte asnjë fjalë nga ato që fliteshin rreth e përqark nesh, dëgjonte me një stoicizëm shembullor. Ai e kishte kuptuar që ishte meritë e Shoqatës Kulturo-artistike “Vëllazërimi” që po rrinte n’ atë mes, bashk me njerëz që kishin kryer nga dy tre fakultete dhe ishin të paisur me një përvojë të madhe të qeverisjes demokratike. Sikur t’ ishte e kundërta, ai do ngrohte vezë në Epa dhe do të pinte kafe me Alixhan Dallanguzin.
M’ ora shtatë e gjysmë, pasi hëngrën një darkë superbe, pjesëmarrësit e seminarit ikën në fjetoret e tyre për t’ i drejtuar gjymtyrët e trupit. Ata, edhe pse s’ ishin të detyruar të vinin, ishin ftuar përzemërisht në një sallë të përgaditur nergut për atë rast,që ta pinin një gotë verë me ligjëruesit dhe ta shikonin një program muzikor që kishte përgaditur “shoqata shqiptare”. Drejtorati s’ ishte aq i pasur me lekë, porna kishte dërguar ca shishe me verë portugeze.Pas programit, ata që e ndienin veten të lodhur mundeshin të ngjitennë fjetoret e tyre dhe të pushonin, ndërsa beqarët, që ishin më të uritur për argëtim, mundeshin të vazhdonin deri më tre të mengjesit.
Isha i shqetësuar. Po afrohej ora kur shqiptarët duhej ta dëftonin veten dhe kjo s’ varej as prej meje, as prej Hajdar Reçit, as prej Ejup Paçaradës, por vetëm e vetëm prej Hilmi Kasaballiut, që e kishte marrë Ajetin, Fikriun, Ismetin e Xhemalin dhe kishte zbritur poshtë në një sallë që i ngjante tavernës. Ai kishte porositur edhe një shishe me verë, se aty ku kishte verë, zëri dilte më i ëmbël. Kryesore ishte se pas asaj që kishim përjetuar në Danimarkë, Hilmiu ia kishte gjetur telat Ismet Xhelës dhe komunikonte mirë me të.
Dhe mirë kaluan.Jashtëzakonisht mirë.Ndonëse pak me turp, ata, falë verës që kishin pirë sëbashku dhe Hilmiut që ishte i tmerrshëm për improvizime, filluan me një valle të lehtë shqiptare. Atë vallë e pëlqyen përfaqësuesit e Shoqatës Turke dhe, sikur t’ i kishte mësuar vetë Hilmiu, brofën në këmbë e filluan të vallëzonin. Vallja duhej shtyre me valle dhe Hilmiu, pa e zgjatur shumë, e zuri një tjetër.Kjo ishte valle turke dhe këndohej e vallëzohej si valet shqiptare. Përfaqsuesit e shoqatës Turke i hoqën xhaketat dhe vazhduan të vallëzonin sikur t’ ishin në vendlindjen e tyre. Papandehur, Hilmiu u shndërrua në një muzikant që s’ e kisha njohur më parë: ai i kishte xhepat plot më këngë e valle të popujve tjerë. Filloi me një valle tonën, pastaj vazhdoi me këngë e valle turke, arabe, çifute, jevge,italiane, spanjolle… Ata tjerët s’ kishin tjetër punë veçse ta shoqëronin, pasiqë pjesmarrësit e ndihmoninme këngë e me të rëna të shuplakave. Lere pastaj kur e zuri atë këngën e Dudijes, që e donte shumë. Të gjithë u kënaqën duke kënduar e vallëzuar.
Aty nga ora njëmbëdhjetë mbaroi programi. I kënaqur me pjesëmarrjen aktive të atyre që e shndërruarn atë program në një festë ndërkombtare, Hilmiu i falenderoi të gjithë me rradhë dhe – n’ emër të shokëve të tij – kërkoi leje të uleshin e ta pinin një gotë sëbashku. Me përjashtim të Emanuel Morfiadaqit, që zuri vend pranë nesh dhe ua mori emrat muzikantëve, të tjerët filluan të ikin nëpër fjetoret e tyre. Ata s’ kishin nevojë të flenin, por duke patur radio e televizorë nëpër dhoma, sikur ndienin nevojë të laheshin e të përgaditeshin për ditën e nesërme.
Mu në ato çaste kur po kuvendonim e talleshim me njëri tjetrin, Xhemal Fetiu iku nga tavolina dhe s’ po dukej prapa. Të gjithë e dinim në banjo, por ai kishte hipur lartë dhe, duke qenë se kishte marrë çelsat e makinës me vedi, s’ kishim ku t’ i vendosnim instrumentet. Dikur brofi edhe Emanuelidhe ne, medoemos duhej t’ i leniminstrumentet në fjetore dhe të dilnim përjashta, ta zhgarkonim kokën nga ato që ishin thënë e përsëritur si në një takim papagallësh. Dita kish qenë e gjatë dhe ne kishim nevojë të rrinim me njëri tjetrin.
Papandehur Ismeti e kafshoi buzën. Prore ishim duke u ngjitur shkallëvekur dëgjuam zërin e lartë të një manjetofoni dhe çirrmat e një personi të njohur. Ai herëe shante Xhemalin,në gjuhën shqipe, herë e shante një grua, në gjuhën suedishte.
Ç’ ishte vallë ai aheng? Ç’ bënte Safet Selimi në fjetoren e Xhemal Fetiut dhe përse duhej t’ i bërtiste me zë? Pastaj kush ishin ato gra që zërdhiheshin si protituta? Që s’ ishte një, por dy, dëgjohej gjithnjë e më qartë. Apo na kishte zënë vera dhe ishim katandisur gabimnë një krah tjetër të hotelit?
Ismeti, duke hyrë në dhomën e tij,më hoqi për mënge. Ata tjerët vazhduan drejt fjetoreve të tyre, ku do t’ i lenin instrumentet.
” A t’ kam thënë që janë të pabesë,” më pëshpëriti. ” Me këta nuk shkohet askund.”
“ Po, o shoku im, më ke thënë,” i thash.“ S’ e kisha besuar që dhe Xhemali do na punonte kështu.”
“ S’ ka nevojë ta ketë ftuar Xhemali. A e ka dhe shumë shpiuna tjerë në mesin tonë,” tha Ismeti.
Sikur ta kishim bërë me fjalë, e lamë fizarmonikën dhe, ashtu siç ishim, trokitëm në derën e Xhemalit. Ata tjerët – Ajeti, Hajdari, Hilmiu, Saliu, Bahriu, Fikriu e Ejupi – veç kishin hyrë brenda dhe qeshnin me të madhe.
S’ ishim gabim. Fjetorja e Xhemalit ishte plot me burra.Shumica kishin mejtur në këmbë, duke pirë cigare, ndërsa në divan ishin shembur Safet Selimi dhe Arsim Ahmeti.Të dytë të dehur. Fjetorja kishte edhe dy kolltuqe të mëdhenj, të cilët i kishin zaptuar dygra të reja, relativisht të pashme, njëra e zeshkët dhe e plotë, tjetra bjonde, e thatë, dhe e veshur me një fustan që i shkonte deri te këmbët. Mbi tavolinën prej lisi shquante një vazo e madhe me potatina, dyshishe viski dhe katra pesë kanaçe me birra.
Safeti, si rëndomtë, fliste me zë të lartë. Shihej që ishte tapë, se po zihej me njërën nga gratë, ate që ishte e zeshkët dhe e trashë, deri sa Xhemali dhe Fikriu po e lusnin të mos çirrej aq shumë. Dreqi ta hajë, s’ ishim në Rusengord, por një hotel me pesë yje dhe mysafirë që vinin rrallë e për mallë në Ystad.
“ O hajvan,” i çirrej Xhemali. ” Nuk jemi në Rusengord që të flasim me zë të lartë. Gruaja ka të drejtë. Këtu jemi në shtëpi të huaj dhe nëse vazhdojmë kështu, do vijë policia e do na përcjellë në Malme. Po dëgjon a s’ po dëgjon?”
Mjerisht, ai kokëdushi s’ dëgjonte fare.As dëgjonte, as ishte i interesuar të dëgjonte. Ai kishte pirë aq shumë, sa s’ donte të dinte as për policinë, as për udhëheqësinë e atij hoteli, as për ato lingurkat polake, as për neve që kishim hyrë në fjetore dhe shtireshim si përfaqësues të Shoqatës “Vëllazërimi”.
“ Çfarë shoqate është ajo që s’e bën mallë njërin nga sponsorët e saj të parë,” bërtiti aidhe ia zgurdulloi sytë Xhemalit.“ Mos është më i merituar Hajdar Reçi apo daja im? Daja im s’ di t’i lidhë as dy fjalë në gjuhën shqipe, o peder. Daja im është analfabet, o zduhak. Ama kur duhet t’ i shmangeni Safet Selimit, Ajeti vjen dhe e përfaqëson Shoqatën në Ystad.”
Ajet Abdyl Latifi u bë katran. S’ ishim ne, arnautët, që e poshtronim para gjithë atij mexhlisi, por nipi i tij. Kurrë, ama kurrë, s’ e kishte menduar aq të lig.
” Mbylle gojën, be zorrak, se na bëre qepaze,” i tha Ajeti duke brofur në këmbë. Ai ishte në hall, se po ta shante më shumë, e shante nipin e tij. Po edhe sikur të rrinte, s’ kishte kuptim. Andaj bëri para dhe e zuri bravën me dorë. Po matej të ikte. ” Unë vërtet s’ e di shqipen, ama zemrën e kam të bardhë. Po ti, be Arsim,ku je nisur kështu?Ti ke grua, ke fëmijë. Çka të nxiti ta hipësh këtë zorrak në makinë?”
Arsimi, që deri n’ atë çast kishte heshtur, ra në hall.Ai, ç’ është e drejta, poashtu kishte rënë në grackë. Tani s’ nxirej dot se kishte pirë dhe i merreshin ment.
” E ku ta dija qëpo më sillte këtu?” tha Arsimi i penduar.” Unë isha te shtëpia kur më mori ky prekudi dhe më luti të dilja deri në Sheshin e Madh. As e dija si ishte, as ku donte të shkonte.Dhe ja ku më ka katandisur. Unë kam pirë dhe s’ i grahi dot makinës. Pranoj të fle përjashta, por s’ pranoj ta humb patentin.”
” Atherëmë fal se të rash në qafë,” i tha Ajeti dhe doli në korridor. Ai s’ donte të rrinte aty ku ishte ai delenxhiu, nipi i tij.
As kjo s’ ishte në rregull.Ajet Abdyl Latifi e kishte dëshmuar veten pak më parë.Me të dalë ai në korridor, dola dhe unë, Hajdari dhe Hilmi Kasaballiu.Ajoqë ishte b¨rë nuk zhbëhej dot, por Ajeti s’ kishte nevojë të mbyllej në fjetore sepse nipi i tij ishte i pacipë. Tani – edhe sikur ta vrisnim në vend, nuk zgjidhnim gjë se Arsimi ishte i dehur dhe s’guxonte të hipte në makinë. Ai, ç’është e drejta, kishte të drejtë se rruga ishte e gjatë dhe policia rrugore s’ e falte sikur t’ ishte edhe vetë Lartrmadhëria, mbreti i Suedisë.
Hilmiu e zuri Ajetin dhe e hoqi brenda.
“ Po ti, be hajvan,” i bërtiti Safetit. “ Çfarë njeriu je? S’ të vjen turp nga vetja? Ky njeri mund të jetë analfabet, mund të jetë fikanak, mund të jetë mendjetrashë, po është daja yt. Ku dreqin ma ka atë edukatë që s’ i kërkon falje?”
Safeti e ndjeu veten ngushtë. Ai, sikur ta kishte lagur dikush me ujë të akullt, papandehur u shkreh në vaj dhe filloi të dërdëlliste diçka në turqishte, ta puthte Ajetin në ballë dhe të arsyetohej se atë ditë e kishte tepruar me pije. Po atë komedi e vazhdoi edhe me neve, duke na puthur e kërkuar falje për sjelljet e tij. Ça me bo, kishte pirë pak. Mos donim ta vriste veten?
Ai e zuri manjetofonin me dorëdhe, pasi ua prezantoi Ajetin grave të panjohura, vazhdoi në suedishte.
“ Kërkoj falje që po flasim shqip, po ashtu jemi mësuar. Ne, shqiptarët, jemi patriotë. E duam vendlindjen më shumë se jetën… Mjerisht, sonte ka ndodhur një keqkuptim. Deshta t’ ju sillja në Ystad dhe t’ ju njoftoja me miqët e mi, po ja që e tepruam dhe duhet të presim deri sa t’ i dalë pija atij shokut Arsim.”
Ato dyja, sipas Safetit, kushërira të afërme, e panë gabimin e tyre dhe filluan të dërdëllisnin diçka në gjuhën polonishte, por tani ishte vonë për t’ u penduar. Treni i orës dhjetë kishte ikur.
” O, ti je një rrenacak i madh,” i tha ajo e trasha. Bogdana.
” Po më vjen keq që e teprova, por këto i ka jeta,” ia ktheu Safeti. ” Dikushi do pijet,dikush e do bixhozin, dikush i do drogat, po asnjërin s’ mund ta quajmë rrenacak, mashtrues apo fajtor. Fajtore është jeta që ka qenë e padrejtë.Apo jo?”
Ajo s’ tha as po, as jo. Ajo ishte tmerrësisht e penduar që kishte dalë me të dhe e kishte marrë në qafë edhe Jadvigën.Ai i kishte joshur me darkë në restorantin “Kramer”, por pastaj, pasi i kishte dehur me kafe irlandeze, ikishhipur në makinë dhe pa një, pa dy, i kishte sjellë në diskon e hotelit Saltsjöbaden.
“ Unë kam ardhur të vallëzojmë,” tha ajo.“ Unë s’ kam ardhur të dehem këtu.Tani pse s’ po zbresim?S’ ka nevojë të visheni.Zbresim kështu si jemi dhe vemi në disko.”
Jo, Ismeti s’ donte të ndërronim vend.
“ S’vjen në pyetje,” thirri ai.“ Ti s’e di se kush jam unë… Unë jam Safet Selimi, lideri i Demonstratave të 68-tës… Unë s’ kam nevojë të zbres në disko. Po të doja disko, ate e kisha në ”Kramer”. Unë dua të rrimë këtu…Ja ku e kemi manjetofonin, ja ku i kemi dy shishe visky, njëra vërtet pakë e naçetun, po tjetra është plot, dhe mund të pimë e të vallëzojmë deri në mëngjes. E vetmja gjë që na duhet janë nja pesë a gjashtë gota, po edhe ato mund t’ i sjellim nga sporteli…”
Zeshkanja brofi në këmbë.
” Vjen që ç’ke me të,” iu hakërrua ajo. “ Unë s’ jam e martuar me ty. Dola gjoja për në disko… Ti paske dalë për të pirë… Kush është për disko vjen me mua… Kush është për të pirë, rri me Safetin,” shtoi ajo dhe iu çorr asaj tjetrës, Jadvigës, që t’ i shkonte prapa.
Ajo që quhej Jagviga dukej e hutuar.Na pa një herë me sy të turbullt dhe pastaj, duke u zënë me kushërirën, doli nga fjetorja dhe iku shkallëve tëposhtë.Nëpër derën e hapur hyri një melodi e fortë angleze.
Hilmniu, që ishte i regjur në këso situatash, e zuri Safetin për qafe dhe e luti të zbrisnim poshtë.
“ Po thua se ke ardhur të rrish me ne,” i tha miqësisht.“Kur qenka kështu, mos na prish qejfin. Ti ato shoqet i ke shoqe të punës dhe s’ është mirë të zihesh para nesh.Hajde të zbresim dhe të shohim ça po ndodhë atje poshtë. S’ ka nevojë të vallëzojmë. I marrim gotat me vedi dhe ulemi karshi sportelit. Pimë edhe nga pak viski, mbasi e paske marrë me vedi… Hajde bëhu burrë…”
“ Jo, jo,” tha ai.Ai donte lutje, ledhatime.Ai kishte ardhur për hatrin tonë. Se t’ ishte për hatrin e vetes, mundej të rrinte në Malme.
“ Tani po flet pa lidhje,” e qortoi Ajeti.“ Njeriu kënaqet edhe në maje të malit. Çou ta pimë edhe nga një birrë, se dua të ju qerasë të gjithëve. Çou Arsim.”
“ Unë do të fle pak,” kundërshtoi Arsimi. “ Amani ju qoftë. Më leni të bëj nja dy orë gjumë, se s’ ka kush I grah makinës.”
” Edhe unë s’ kam fjetur fare,” tha Saliu.“Do të shkoj në dhomën time.”
“ Edhe ky na la në baltë. Po ti, Ramadan?”
” Unë povi me juve,” i thash. “ Ecni para! Sa ta marr një triko, se bëka ftohtë këtu.”
Atje poshtë – rrëmujë e madhe. Me dhjetra e dhjetra mysafirë nga Malmja e Ystadi po prisin të hynin në disko. Ata prisnin në rresht dhe, gjatë kohës që kujdestari merrrej me pardesytë,kuvendonin me njëri tjetrin, dëftonin barcoleta dhe planifikonin javën e ardhshme. Ata tjerët, pjesmarrësit e seminarit, kishin zënë kolltuqet dhe po e përcillnin rrëmujën prej së largu. Atje diku, përtej përfaqsuesve të Shoqatës Turke, i pashë edhe vëllezërit shqiptarë. Mungonin vetëm Ismeti dhe ajo vithetrasha zeshkane, Bogdana.
Më në fund, zënka sikur kishte pushuar pak dhe atmosfera dukej më miqësore.Si në një disko më, ku disa këndojnë për lekë,ndërsa të tjerët e bëjnë të kundërtën.
Unë zura vend në një kolltuk anësor, jo aqlarg asaj bjondes që quhej Jadviga, dhe i premtova vetes të mos merrja zjarr, sepse vervelja edhe ashtu ishte gati. Ata – e kam fjalën për Ajetin, Hajdarin, Hilmiun, Safetin dhe Bahriun – i kishin marrë gotat me vete dhe vazhdonin me viskin që kish sjellë Safeti. Viskipinte dhe Jadviga. Ajo e kishte ndezur një cigare dhe shikonte drejt sallës, ku po këndohej e vallëzohej me të madhe.
” Do të ju pyes diçka,” më thotë pastaj, kur ata tjerët përsëri u krodhën në mosmarrëveshjet e nipit me dajën. Suedishtja e saj ishte e thjeshtë dhe mbanë vulën e polake.
” Veç pyetni,” i them duke e përcjellë vallëzimin e Ismetit me Bogdanën.
” Çfarë pune bëni këtu?”
” Unë? Kurrëfare,”i them. “ Suedezëte quajnë punën tonë seminar, por ne mund ta quajmë edhe konferencë. Njëherë na flet dikush që është shumë i mençur dhe ne e dëgjojmë. Pastaj flasim ne nga pak dhe, kur të lodhemi, ikim në Malme. Po ju?”
“ Kamardhur te kushërira ime,” thotë ajo.
Përgjigje e shkurtër. Mbase punon në ndonjë institut masazhi apo bordel ilegal, mendova.
” Poçfarë bëni këtu, në Ystad?” e pyes pa të keq.
Ajo s’ ma kthen përgjigjen.E thith cigaren me afsh dhe bën sikur nuk kupton.Ata tjerët vazhdojnë të pine e të zihen me të madhe.Safeti përsëri ka filluar të çirret me zë të lartë.Bogdanavallëzon me Ismetin Ismetin të faqe më faqe.
“ Po ju pse s’ vallëzoni?” më pyet papandehur.
” S’ më ka ftuar njeri,” i them.S’ mundesha t’ i them që kisha zbritur për hir të Hilmi Kasaballiut.
” Dua të vallëzojmë,” më thotë dhe, pasi brof në këmbë, shikon drejt sallës ku luhet një valle e qetë.
” Pse jo,” i them duke e ndjekur pas.
Nuk m’ erdhi mirë që po ikja, po dhe të rrija si mumje e t’ i dëgjoja dënglat e Safet Selimit s’ ishte kënaqësi e madhe. Unë s’ jam kundërshtar i pijeve alkoholike, por vetë s’ kam pirë më shumë se një gotë. Qoftë ajo birrë, verë apo gotë rakie.
Nata ishte e re dhe isha goxha i kënaqur me ato që kishin ndodhur gjatë ditës. E zura Jadvigën për beli dhe u krodha n’ atë oqean që kundërmonte djersë, shampo e parfume françeze. Të gjithë ata vendas që kishin ardhur për të vallëzuar, silleshin rreth e përqark njeri tjetrit pa ndonjë shenjë të dukshme admirimi.Megjithate, ata vallëzonin dhe, sa herë që pushonte muzika, s’ iknin në vendet e tyre, por rrinin në këmbë dhe vazhdonin të shtrydhen e fërkohen me njëri tjetrin.
Në një pauzë të tillë, Jadviga më hoqi anash dhe i foli kushërirës saj në polonishte. Sipas rregullit, duhej ta kuptoja, se konsiderohem njohës i gjuhëve sllave, por biseda e tyre ishte e natyrës private.
” Kam pirë,” më tha pastaj, duke më parë me sytë vrarë nga lodhja. ” Kam shumë etje.”
” Punë që zgjidhet,” ia ktheva.” Ça doni të pini?”
” Ç’ pi njeriu që ka etje?Ujë.”
“ Animirë. Po shkoj t’ ua marr një shishe në sportel.”
“ S’ dua ngasporteli,” më thotë duke e prekur gurmazin. “ Dua të shkojmë lart, se më villet.”
” E mora vesh,” i thash dhe e hoqa drejt shkallëve.
Nuk e di pse m’ erdhi keq për atë qenie që, pa ma ditur as emrin, as mbiemrin, as profesionin, as vendlindjen, as gjendjen familjare, kërkoi të ngjiteshim lart dhe të mbylleshim në fjetoren time. Po ajo kishte etje dhe unë, me të hyrë në dhomë, e hapa frigoriferin dhe e nxorra një ramlösa.Kështu quhet një ujë i tharrtësuedez.
“ Urdhëro,” i thash duke ia zgjatur shishen.
Ajo e piu të tërën dhe, pasi ia hodhi syrin krevatit përkundruall, shkoi dhe u përplas mbi kuvertë si për të bërë vetëvrasje. Tani që ishim vetëm, vura re se ajo ishte e pashme. Flokët i kishte të gjatë, shtatin të plotë e të mirëmbajtur, ndërsa vithet i shquanin për mrekulli nën fustanin e gjatë.
” Pse më shihni ashtu?” më pyeti.
” Nga kurreshtja,” i thash.“ Kam bërë goxha do shkollë, po s’ jam në gjendje ta kuptoj një femër të rangut tuaj. Çka dreqin patëte një mashkull si Arsim Ahmeti, që është i martuar dhe ka fëmijë, apo te ai pijaneci tjetër që çirret si me qenë në tregun epeshkut?Jo se më hynnë punë, por ndiej keqardhje për juve.”
” E dija që do më pyesnit,” tha ajo dhe, pasi iku më tutje në krevat, që të më bënte vend edhe mua, me pa me sy të përlotur. ” Si t’ ju them, unë jam grua dhe bëj ato që donë të tjerët. Bëj ato që do im atë, për shembull… Unë s’ i kuptoj meshkujt si juve… Ju më dukeni si ata murgjit tonë polakë, që për të tjerët janë engjuj, po për veten të këqinj.Çka djallin mund t’ i bëja kusherirës time?Ajo e di që ai qeni – Zafet a si quhet – jeton me një kurvë daneze.Çuditërisht, sa fillon ai qeni të përlotet e t’ i dëftoj përralla, ajo qullet si sungjer. Unë s’ e di kushështë ai tjetri,Arshimi,se e takova në restorant, por sapo ju pash juve, e kuptova që jeni njeri i vetmuar, andaj ju luta të ngjitemi lart. I thash vetes: nëse duhet të me dhunojë dikush, më mirë të më dhunojë ai, sendonjëri nga ata pijanecët tjerë.”
Më mbërtheu një gaz i lehtë, absurd.
” S’ mundem t’ ju dhunoj, se jam i martuar,” ithash.
” E kuptova,” tha duke e vënë buzën në gaz.” Ju do ndopak?”
” Ç’ është e drejta, jo,” e pranova unë. ” Dashuria ynë ka vdekur qëmoti, por ne kemi hyrë në valle dhe secili duhet të vallëzojë me këmbët e veta. Ajo merret me studime, romane kriminalistik e pjesë teatrale, ndërkaq unë merrem me këta që lam poshtë. Unë, me fjalë tjera, mbledh miza dhe i ruaj për dimër.”
” O, sa keq,” tha ajo duke ndezur cigaren. Pastaj, pasi e thithi një herë, më pyeti. “ Keni parë diçka te unë?”
“ Jo,” i thash.
Ajo e çoi dorën përpjetë dhe unë pashë se në gishtat e saj shquanin dy unaza. Njëra prej tyre duhej t’ishte e shtrenjtë, se papandehur xixëlloi në dritën e llambës.
“ Edheunë jam e martuar,” tha, duke shtuar se burri e donte shumë. “ Mjerisht, unë jam e poshtër… Jam kurvë… A e përdorni edhe ju fjalën kurvë? E përdorni, a?Ate s’ e kisha ditur… Unë jam kurvë, pra, se erdha ta vizitoj kushërirën dhe ja ku jam katandisur në krevatin tuaj. Dola meatë kurvën, kushërirën time,për ta pirë një kafe dhe ja ku kam jam katandisur… Tani që ai jugosllavi është bërë tapë dheBogdana po shtrydhet me shokun tuaj, unë kam mbetur peng.Ah,sikur ta dinit sa jam e dëshpëruar! Sikur ta dinit sa po më flihet!..Duhet të fle pak, ta trilloj një gënjeshtër… A mundem të fle pak, qoftë edhe gjysmë ore, deri sa të ma nxjerrin gjumin?”
” Pse jo,” i thash. ” Flini rehat, se unë do të zbres poshtë dhe do të rri me tjerët.”
Jo, jo.Ajo më zuri për dore dhe më pa me sy të llahtarisur.
“ Po dolët ju, ata do të ngjiten dhe do më detyrojnë të pi viski. Dua të rrini këtu dhe të shtireni se po bënidashuri me mua. Fundja, unë vetë ju kam ardhur në dhomë… Ju mund të bënigjithçka me mua.Kryesorja, më dukeni njeri i mirë.Apo edhe këtë herëjam gabim?”
Çka dreqin t’ i thoshja?Ia ledhatova faqen siç bëja me vajzën time.
“ S’jeni gabim”i thash. “ Ndoshtas’ jam aq i mirësa ata murgjit e shquar polakë, por e konsideroj veten të ndershëm.Unë, edhe sikur të donit ju,s’ arrij ndonjë fame të madhe nësei përziej këmbët me juve,sepse trupijuaj i takon një njeriu tjetër.Përkundrazi, tek se keni hyrë në fjetoren time dhe po kërkoni mbrojtje, e quaj nder tëju respektoj për dashurinë që keni për burrin tuaj.”
“ Çinkuje barxo,” thanë gjuhën e saj.
Edhe pse tymi i cigares më shkonte në nerva, s’ mora mund të çohem dhe ta hap dritaren e dhomës..S’ kisha gjumë dhe lloj lloj mendimesh më vërtiteshin nëpër kokë. Çdo nocion, çdo dukuri, çdo qenie e kishte fillimin dhe fundin e vet. Unë – edhe n’ atë orë të natës – deri sapo pushoja pranë saj, isha viktimë e një turkoshaku të poshtër… Edhe Arsimi ishte viktimë e tij… Edhe ajo grua që ishte shtrirë pranë meje dhe përpiqej të flinte ishte viktimë… Kishte dalë me kushërirën të pinte një kafe dhe kishte rënë në thonjtë e një njeriu që e donte vetëm vetveten. Ku ishte parë që unë, një njeri i huaj për atë grua të padjallëzuar, të prekja në nderin e saj? Po, sikur t’ ishte beqare dhe t’ isha beqar apo i divorcuar, dhe ajo të pajtohej me mua, do ta puthja e mikloja gjithë natën. Paçka se n’ ato rrethana ajo ishte grua e tjetërkujt dhe viktimë e kushërirës së vet.Për ate duhej të pushoja, seai qeni do të vinte e do ta merte sa t’ i dilte gjumi Arsimit.
Nja dy a tri orë më vonë, dikush trokiti me forcë në derën e fjetores time. Atje diku, përtejndërdijes time të fjetur, në korridor, dëgjoheshin replikat e vrazhda të Safet Selimit dhe Bogdanës. Pak më vonë – po e njejta trokitje – mos edhe më e fuqishme se e para.
“ Jadviga, hape derën! Çohu t’ ikim në Malme!”
Jadviga, që ishte gjithnjë e veshur në fustanin e sajtë gjatë, kërceu nga krevati, veshi këpucat me taka dhe qëndroi para pasqyrës. Po krifej. Pak më tutje, përtej derës së mbyllur, vazhdonin sharjet, qortimet dhe replikat e flliqta. Herë në suedishte, herë në polonishte.
Pak çaste më vonë ajo e hapi derën dhe iku në një botë që s’ e dija as si e kishte emrin, as si e kishte pamjen. Me sa duket, Arsimi kishte fjetur pak dhe, sapo i kishte dalë gjumi, kishte kërkuar të iknin në Malme.Të nesërmen, me të rënë sinjali i mëngjesit, të gjithë zbritëm në sallën e ngrënies. Ajo ishte shtruar njësoj si dje, mos edhe më mirë. Një bufé e begatë me lloj lloj prodhimesh të freskëta.
Unë e Ajet Abdyl Latifi ishim goxha të pushuar; gjë që s’ mund të thoshja për ata tjerët. Ata kishin pirë gjithë natën me Safet Selimin duke e gënjyer veten se unë e kisha marrë ”polaken” dhe po bëja kërdi. S’ma thoshin hapur, por e shihja në lakminë që shpërthente nga sytë e tyre të qeshur.
Tani që do fillonte dita e djelë dhe ne do të përziheshim me turmën e madhe, kisha plot kohë të meditoja për ato që na kishin ndodhur. Ç’ ishte vallë ajo vizitë e çuditshme e ish kryetarit të Shoqatës: një orvatje e re të na turpëronte para miqëve suedezë apo etje e pafrenuar për të dëftuar se ai ishte më burrë dhe më i aftë se ne?! Për ate duhej të bëhej tapë, t’ i gjente dy viktima të një populli tjetër dhe të navinte i paftuar deri n’ Ystad?
Përvoja e mëvonshme ka dëftuar se asnjë hap që bëhej në drejtim të shembjes së shoqatës së vetme shqiptare në Suedi nukishte hap individual, por nisjativë e gatuar në kuzhinën e Legatës Jugosllave. Dua të them se rolet që vishninIsmeti e Safeti si pijanecë kishim për qëllim ta fshehnin lidhjen intime që egzistonte midis Legatës Jugosllave dhe të gjithë sherbëtorëve shqiptarë.
A kishte arsye individuale? Me sa duket, po. Sipas fjalëve të Ajetit, Safeti kishte filluar t’ i bënte orvatjet e para për të dalë nga astaku i dashnores daneze dhe ahengjet që organizonte kohë pas kohe në ish klubin e tij kishin për qëllim ta trimëronin n’ atë ndërmarrje të re. Ai veç e kishte nisur një videofilm në Turqi dhe po priste përgjigje nga ajo mbesa e Gjyshes Azize. Shumë veta thoshin se ajo punë s’ do bëhej kurrë. Të tjerët e thoshin të kundërtën. Mos për tjetër, Neslihani do ta merte për hir të lejeqëndrimit…
Zotrote më shkruaje sa vijon:
”Sipas informatave që kam marrë nga ish anëtarët e Seksionit të Rinisëatë behar e kishit mbyllur edhe ”Shkollën e pasditës”. A është e vërtetë kjo informatë?”
Po, vëlla, ajo është plotësisht e vërtetë. Pak ditë pas ngjarjeve që shtrova më sipër, mora një pusullë nga drejtoresha ime, zonja Ruth Bauth, me të cilën më njoftonte se fluksi i ardhacakëve turq e jugosllavë kishte rënë fare. Rrjedhimisht, kontrata e Zyrës së Shkollave me Komunalen do të prishej në qershor dhe maunet e saj të vinin e do ta zbraznin lokalin nga librat dhe mjetet tjera shkollore. Për atë ngjarje, po dhe disa ngjarje tjera, të cilat kanë të bëjë mepërpjekjet tona për ta shndërruar Shoqatën ”Vëllazërimi” në shoqatë të vërtetë shqiptare, do të shkruaj një herë tjetër.

Shkruan: Ramadan Rexhepi