SHPËRNDAJE

Sot në Kuvendin Komunal në Preshevë është mbajtur seanca e pestë e rradhës. Në punimet e kësaj seance ishin të paraparë 5 pika të rendit të ditës, ndër të tjerat në pikën e fundit ishte propozuar diskutimi lidhur me raportin e komisionit për fatin e RTV Presheva, komision ky i themeluar në seancat e kaluara për shqyrtimin e situatës dhe proceseve gjyqësore ku është e involvuar RTV Presheva.

PVD dhe PDSH janë eksponuar si mbrojtës të interesave të punëtorëve të këtij institucioni, ndërkaq në seancën e sotme në pikën e rendit, ku ishte e paraparë diskutimi për RTV Presheva, Këshilltarët e PDSH-së ishin larguar nga punimet e kësaj seance. Këshilltari i LR-PDSH-së dr Avni Nuhiu në mungesë të këshilltarëve të PDSH-së ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në seancën e rradhës, atëherë kur janë prezent edhe këshilltarët e PDSH-së, pasi ka vlerësuar tematiken e RTV Presheva si të rëndësishme për punëtorët e këtij institucioni. Sipas informatave të fundit që posedon presheva.com, Ministria e Ekonomisë së Republikës së Sërbisë ka vendosur që aksioniet e RTV Presheva të ndahen funksionares së PVD-së, Ardita Saqipi, njëherit edhe gazetare pranë këtij mediumi. Ndërkaq punëtorët tjerë kanë kundërshtuar këtë vendim në gjykatën administrative përkatëse./presheva.com/