SHPËRNDAJE

Fatmir Ibishi ishte ndër ushtarakët e parë që iu bashkua organizimit më të lavdishëm të vendit tonë – UÇPMB-së, dhe njëkohësisht ishte ndër të parët që u flijua për këtë vend.

Në 20 vjetorin e rënies së Fatmir Ibishit, përkujtuam dhe nderuam veprën dhe jetën e tij e pikërisht betejën më të rëndësishme nën amblemën e UÇPMB-së, betejën e 26 shkurtit të vitit 2000 në kthesën e Konçulit, kthesë kjo që e ndryshoi rrënjësisht historinë e shqiptarëve të Kosovës Lindore, shkruan kështu në rrjetin e tijë social fb kyretari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu.

Kjo betejë Fatmirit i dha epitetin dëshmor ku në shenjë rrespekti e nderimi bëmë homazhe tek vendi i rënjes së tijpër ta kujtuar e për të medituar mbi misionin të cilin na kanë lënë amanet Fatmiri bashkë me të gjithë dëshmorët e tjerë.

Lavdi për Fatmir Ibishin, Lavdi për të gjithë dëshmorët e atdheut shkruan Shqiprim Musliu./presheva.com/