SHPËRNDAJE

Federata e futbollit shqiptar ka refuzuar kërkesën e Federatës serbe të futbollit që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luhet pa tifoz mysafir, ndërsa Federata serbe ka reaguar në lidhje  me atë se Shqipëria nuk dëshiron të dërgoj listën me të dhënat e personave që do të udhëtojnë për në Beograd.

“Përfaqësuesit e Shqipërisë sikurse nuk i intereson kjo ndeshje me rrezik të madh. Nuk kanë ardhë as të shohin stadiumin, as hotelin se ku do të vendosen, dhe po refuzojnë me ngulm që të japin emrat dhe mbiemrat e personave që do ti ndahen biletat për ndeshje” ka thënë për medie komesari për siguri pranë Federatës serbe të Futbollit, Milivoj Mirkov, transmeton presheva.com.

“Nëse deri të premten ora 14 nuk e dorëzojnë listën e personave me emër dhe mbiemër të atyre që do të vijnë në Beograd, nuk e di se për çfarë garanë dhe çfarë sigurie mund ne të flasim. Shteti ynë duhet ta dij se kush janë ata njerëz, ndoshta tek ajo grupë ka edhe ndonjë kriminel lufte” ka thënë Mirkov.

Nga ana tjetër, nga Tirana thuhet se nuk kanë ndërmend të dërgojnë asnjë listë dhe se tifozët me siguri që do të udhëtojnë për Beograd.

“Ne vetëm po kërkojmë bileta dhe të jeni të sigurtë që Shqipëria do të ketë përkrahje në Beograd, edhe pse disa kjo nuk i shkon përshtati që të mos ketë. Nuk ka shansë që të dërgojmë diçka deri të premten. Jemi në kontakt me FSF, dhe askush nuk na ka lajmëruar për kërkesën që ju po flisi, por besoni që ne do të vijmë” ka thënë drejtori i FF të Shqipërisë Redi Jupi. /presheva.com/