SHPËRNDAJE

Kryetari i KBI-së në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu në një bisedë për presheva.com ka sqaruar rëndësin e agjërimit dhe dhënien e sadakasë gjatë këtij muaji të bekuar. Fejzullahu thotë se, “Sadakaja është pjesë e pandarë e këtij muaji, qëllimi i agjërimit është edhe ky, të mendojmë për ata të cilët kanë nevojë edhe këtë ta mbjellim në shpirt dhe të vazdhdojmë këtë shprehi edhe pas Ramazanit”  

Cili është ndryshimi në mes të agjëruarit gjatë muajit të Ramazanit dhe agjerimit të ditëve gjat muajve të caktua?

Fejzullahu: Agjerimi i Ramazanit është FARZ (obligim) kurse agjerimi i muajve të tjerë është vullnetarë.

Çka nënkuptojmë me agjërues të devotshem dhe a jemi duke iu përmbajtur kushteve të agjerimit?

Fejzullahu: Agjërues i devotshëm është ai i cili përveç që heq dorë nga ushqimet dhe pijet, ai largohet edhe nga çdo vepër e keqe e cila dëmton agjërimin.

Jemi në pjesen e dytë të muajit të bekuar të Ramazanit, si kryetarë i KBI-s i keni përcjellur edhe aktivitetet e institucioneve dhe organizatave, sa jemi treguar solidarë deri më tash dhe si duhet të veprojmë në pjesën e mbetur të këtij muaji?

Fejzullahu: Në kuadër të institucionit kemi Organizatën Humanitare Gjysmëhëna e cila para fillimit të muajit të shenjtë fillon edhe shpërndarja e ndihmave në territorin e Bujanocit  në familjet ku ka nevoje. Po gjithashtu ne gjatë muajit të Ramazanit në gjitha xhamitë mbahen ligjerata në lidhje me ndihmën që duhet dhënë familjeve në nevoje.

Rëndësia e dhënies së sadakasë në Ramazan?

Fejzullahu: Sadakaja është pjesë e pandarë e këtij muaji, qëllimi i agjërimit është edhe ky, të mendojmë për ata të cilët kanë nevojë edhe këtë ta mbjellim në shpirt dhe të vazdhdojmë këtë shprehi edhe pas Ramazanit. I varfëri nuk mundë të mbahet me një sadakë të Ramazanit.

Lutja dhe agjerimi. Nese agjeron dhe nuk i perkushtohesh namazit sa është i pranuar agjerimi?

Fejzullahu: Për çdo obligim kemi përgjegjësi dhe llogari veç e veç, kështu që për mosfaljen e namazit do të ndëshkohemi e për agjërimin e Ramazanit do të shpërblehemi./presheva.com/