SHPËRNDAJE

Në tri qytetet kryesore të shqiptarëve: Prishtinë, Tiranë e Shkup, fëmijët e parë të lindur janë djem.
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2014-të. Ai është një djalë i quajtur Noel. Gjinekologu Artur Abili bëri të ditur se Noel ka lindur në orën 00:10 minuta, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë, njofton INA.

Abili gjithashtu tha se menjëherë pas Noel kanë ardhur në jetë edhe 3 djem të tjerë.

Djalë është fëmija i parë që ka lindur në vitin e ri 2014 në QKUK, në Prishtinë. Ai ka lindur në ora 00:01 nga një nënë e Ferizajt, Donjeta Haxhiu. Lindja është kryer në mënyrë normale. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vizituar nënën dhe fëmijën e porsalindur, duke uruar që viti 2014 të nisët mbarë siç lindi edhe fëmija i parë.

Foshnjën e posalindur e ka vizituar edhe kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se në 00:03 ka lindur edhe prishtinalia i parë i vitit. Ahmeti ka vizituar edhe Qendrën e mjekësisë urgjente, emergjencën në QKUK dhe Qendrën e mjekimit intensiv.

Edhe në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup fëmija i parë në 2014 është djalë, i cili ka lindur në minutën e parë të 2014. Fëmija është me peshë prej 3 kilogram e 450 gram dhe me gjatësi prej 50 centimetra.  Fëmija ka lindur nga nëna Ola Çolakova. Kjo nënë është shpërblyer me një shpërblim prej 20 mijë denarëve dhe dhurata tjera.