SHPËRNDAJE

Mediat serbe shkruajnë se beogradaset e reja kanë ulur çmimin për shërbime seksi në Kosovë, nga 50 në 20 dollarë.
Sipas një burimi që citojnë këto media, shumica e vajzave nga Serbia vijnë në Prishtinë.

Vecernje Novosti shkruan se ka vite të tëra që vajzat nga Beogradi, Krushevci, Nishi e Vranja në Kosovë ofrojnë shërbime seksuale për shqiptarët dhe pjesëtarët e KFOR-it për 20 dollarë.

“Ata nuk dallojnë për to, kryesorja të paguhen”, shkruan ky medium, duke shtuar se ato sigurohen nga disa serbë që kanë bashkëpunëtorë në Kosovë, e të cilët sigurojnë për to akomodimin, ushqimin dhe klientët.

“Shumica e serbeve janë në hotel, ndërsa natën shihen edhe në rrugët e qytetit, ku haptas ofrojnë shërbimet seksuale”, citon Vecernje Novosti një burim që thotë se është nga Vranja dhe se ka informata për këtë.

“Më e keqja është se këto femra nuk insistojnë që raporti me mashkullin të jetë i mbrojtur, derisa shqiptaret që merren me këtë punë nuk shkojnë në shtrat nëse klienti nuk ka mbrojtje”, shkruan gazeta serbe.

Sipas këtij mediumi, jugu i Serbisë që moti ishte oazë e tregtisë me mishin e bardhë, dhe se për pak para femrat e reja serbe ishin viktimë e makrove nga Serbia, Moldavia e Rusia.