SHPËRNDAJE

Fenomeni Manhattanhenge, edhe këtë vit ka mbledhur shumë njerëz jo vetëm nga Amerika, por edhe përtej saj.

Manhattanhenge ndodh katër herë brenda vitit, duke krijuar një përjetim të veçantë për qytetarët e New Yorkut dhe turistët e shumtë që shijojnë perëndimin e diellit i cili lëshohet në rrugët të cilat janë saktësisht të pozicionuara në kahet lindje-perëndim.

Pamja spektakolare ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të Nju Jorkut. Reflektimi gati të verbon dhe ndriçon rrugët aty pranë duke i kthyer në ngjyrë të artë.

Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson ne 1996.

Ai u frymëzua nga monumenti parahistorik i Britanisë së Madhe, Stonehenge, ku dielli duket sikur përfshihet në kornizën e gurëve vertikalë gjatë solsticeve.

Ndërkaq, mundësia e radhës për të asistuar perëndimin dramatik në Manhattan do të jetë 12 korriku.