SHPËRNDAJE

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Jose Mourinho ka nevojë të fitojë titullin e Ligës Premier pas shpenzimeve të mëdha për transferime.

Ish-klubi i Ferdinandit, Man Unitedi ende duhet të fitojë titullin prestigjioz të Ligës Premier që kur Sir Alex Ferguson vendosi të japë dorëheqjen në vitin 2013.

Djajtë e Kuq kanë vuajtur të gjejnë zëvendësuesin ideal të trajnerit legjendar, por me ardhjen e Mourinhos në klub, tifozëve i është kthyer buzëqeshja.

Ferdinand ka fituar shumë trofe me fanellën e Djajve të Kuq
“Historia sugjeron që ju të fitoni tituj dhe ata nuk e kanë bërë këtë për disa vite”, ka thënë fillimisht tha Ferdinand.

“Tifozët dëshirojnë këtë, tifozët i kanë dhënë Jose Mourinhos pak kohë, klubi ka po ashtu”.

“Besoj se do të jetë një betejë e dy klubeve të Manchesterit për titullin e Ligës Premier”, përfundoi ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq.