SHPËRNDAJE

Fernando Alonso le Ferrarin dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të zëvendësohet nga gjermani Sebastian Vettel. Fillimisht skuderia e “Maranello”-s njoftoi ndarjen me pilotin spanjoll, ndërkohë që vetëm pak minuta më pas bëri të ditur se pilotët e vitit të ardhshëm do të jenë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Lajmi erdhi pas orëve të mëngjesit ku bosi i ferrarit Marco Mattiaci foli me skuadrën në bokse në Abu Dhabi. Pas Mattiacit i takoi Alonsos që të kryente përshëndetjen e lamtumirës me një diskutim me inxhinierët dhe mekanikët.

Marco Mattiaci deklaroi se me këtë zgjedhje Ferrari ka vendosur ti japë besim kampionit të shumëfishtë më të ri në historinë e Formula 1. 

Sebastian Vettel përfaqëson një kombinim unik rinie dhe eksperience dhe sjell në skuadër një shpirt skuadre thelbësor për të përballur bashkë me Raikkonen sfidat e shumta dhe për të hapur një kapitull të ri në historinë e Ferrarit.