SHPËRNDAJE

Drejtuesit e skuadrës së Ferrarit kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht pilotin gjerman, Sebastian Vettel.
Piloti gjerman i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ndërkohë që emri i tij është përmendur shumë kohët e fundit në media për një kalim të mundshëm te Mercedes, zëra që kanë ndezur sinjalet e alarmit te skuderia nga Maranello.

Sipas “Auto Hebdo” në Francë, drejtuesit e “Kokëkuqes” italiane po mendojnë t’i ofrojnë 4 herë kampionit të botës, një kontratë të re 3 vjeçare për një vlerë prej 120 milionë eurosh.

Por, Vettel duket se u ka vendosur një kusht drejtuesve të Ferrarit, të mbajnë Kimi Raikkonen, kërkesë të cilën drejtuesit e skuderisë italiane janë gati ta plotësojnë.