SHPËRNDAJE

  

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë dënuar nga FIFA dhe nuk do të mund të transferojnë lojtarë në dy merkatot e ardhshme, atë të verës që vjen dhe atë të Janarit të ardhshëm. Arsyeja e këtij pezullimi ka qenë shkelja e rregullave aktuale të transferimeve me futbollistët ndërkombëtarë.
Dënimi do të jetë i ngjashëm me atë që vuajti Barcelona, dënim të cilin e përfundoi këtë merkato Janari, merkato të cilën regjistroi edhe Arda Turanin dhe Aleix Vidalin. Për më tepër, Real Madridi dhe Atletico nuk do të mund të transferojnë lojtarë pas mbarimit të kësaj merkatoje deri në verën e vitit 2017.
Real Madridi theu njërin nga 18 rregullat e FIFA-s që është blerja e lojtarëve minoren (nën 18 vjeç), njëjtë si Barcelona, dhe tani do të vuaje dënimin.
Tani, Real Madridi ka vetëm 16 ditë deri në fundin e kësaj merkatoje, për të blerë ndonjë lojtarë, sepse pas kësaj merkatoje, klubi Madrilen do të mund të transferoje lojtarë vetëm në verën e vitit 2017-të. Ndërkohë, lojtarët e huazuar si Asensio, Coentrao, Vallejo, mund të rikthehen në klub merkaton e verës.