SHPËRNDAJE

Barcelona do të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ka vendosur ta pezullojë suspendimin e transfereve pas ankesës së bëri nga klubi.

“Klubi Barcelona ka bërë një ankesë te Komiteti i Ankesave të FIFA kundër vendimit të Komitetit Disiplinor të FIFA që ndëshkoi klubin për thyerje të rregullave rreth transferimeve ndërkombëtare dhe regjistrimeve të lojtarëve nën moshën 18 vjeçe. Së bashku me ankesën, klubi ka kërkuar që ankesa e tyre të ketë efekt pezullues”.

“Në këtë respekt, drejtori i Komitetit të Ankesave të FIFA, Larry Mussenden, ka marrë në konsideratë sanksionet e vendosura kundër klubit, kompleksitetin e rastit, datën e fillimit të periudhës së ardhshme regjistruese – 1 qershor 2014 – dhe faktin që Komiteti i Ankesave të FIFA nuk është në pozitë të marrë një vendim për rastin mjaft herët sa që ankesa e klubit kundër vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të vendoset para fillimit të periudhës së ardhshme regjistruese”.

“Si pasojë, kryetari i bordit të Komitetit të Ankesave të FIFA ka konsideruar që ankesa e adresuar nga klubi të fitojë efekt pezullues”.

“Në aspekt të vazhdimësisë, kryetari i bordit të Komitetit të Ankesave të FIFAs ka siguruar se procedurat e nevojshme dhe adekuate do të vazhdojnë dhe, në të njëjtën kohë, të gjitha të drejtat e klubit do të respektohen”, thuhet në deklaratën e publikuar nga FIFA.