SHPËRNDAJE

Projekt i cili nënkupton përmirësim të kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellësit dhe asfaltim në gjatësi prej 1.1 kilometrash sot filloi implementimin.

Sipas komunikatës pêr media nga kabineti i komunês dhe kryetarit n.d. Shqiprim Arifi Projekti në fjalë, pas akuzave të pabaza dhe banale për keqmenaxhim financiarë, akuza të cilat u demantuan nga Revizori republikan si dhe nga komisionet e ndryshme të themeluara për analizë të këtij projekti do të përfundoj në kohë të shkurtër.

Sipas kryetarit Arifi ky projekt është definuar si prioritarë nga Alternativa sa për shkak se siguron qarkullim të lehtësuar të qytetarëve tanë aq më tepër edhe përshkak se me rregullimin e kësaj rruge do të ndërpriten ujrat nga të reshurat të cilat gjithmonë e pengojnë tërë qytetin e sidomos rrugën 15 Nëntori.(presheva.com)

VIDEO: