SHPËRNDAJE

Fillimi i sezonit verorë edhe këtë vit ka filluar të shkaktojnë tollovi në vendkalimet kufitare nëpër Sërbi, mërgimtarët qysh tash iu janë drejtuar vendlindjes ndërkohë që në vendaklimet kufitare po detyrohen të presin me orë të tëra.

Kësaj pritje nuk mund ti ikin as shoferët të cilët i drejtohen kufirit administrativ mes Sërbisë dhe Kosovës në Konçul, vendkalim i cili edhe përkundë ngarkesës së komunikacionit ka vetëm një hyrje-dalje.

Fillimi i korrikut ka shtuar ndjeshëm pritjet në këtë pikë kufitare, aktualisht pritjet janë nga 30 minuta deri në 1 orë, ndërkohë që veturat më të shumta që vërehen janë ato me targa ta huaja, veçanarisht targa të Zvicrrës dhe Gjermanisë, ngase këto dy shtetet edhe fillojnë pushimet verore më herët në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

Siç ka mësuar presheva.com kësaj procedure iu është shtuar edhe evidence, që policia duhet të regjistrojë në listë çdo automjet që hyn dhe del nga vendi si dhe shoferin e automjetit.

Kjo situatë vështirësi më të mëdha po paraqet për banorët e komunës së Bujanocit të cilët, për gjëra të imëta apo furnizime si dhe lidhje farefisnore duhet të udhëtojnë për në Kosovcë njejt duhet të ballafqohen me pritjet e gjata.

Komuna e Bujanocit ka edhe dy rrugë alternative që e lidhin me Kosovën, nëpërmjet punktit policorë në Breznicë që lidhet me komunën e Dardanës dhe atij në Dobrosin, që lidh me komunën e Gjilanit, por që shumica, përveç banorëve të vendbanime të lartpërmendura i shmangen këtyre rrugëve për shkak të kthesave të forta dhe rrugëve malore.

Nga ana tjetër automjetet që udhëtojnë nga vendet perëndimore në drejtim të Kosovës duhet të udhëtojnë nëpërmjet kufirit administrative në Konçul për shkak të procedurave doganore./presheva.com/