SHPËRNDAJE

Asfalt-01

Filloi sot projekti i rregullimit të rrugës kryesore të qytetit, asaj “15 Nëntori” nga ish stacioni i autobusave e deri te rruga për Zhunic.

Kjo rrugë është arterie kryesore, që lidh gjithçka në qytet.

Me vite të tëra, kjo rrugë vetëm se është arrnuar, pa zgjidhje konkrete afatgjate.

Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi sot për mediat lokale tha se ky projekt financohet nga ndërmarrja “Putevi Srbije” e cila edhe është kryerësi i punimeve.

Asfalt-02

I njejti sot u kontaktua edhe nga presheva.com, ku u tha se kabineti i tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti, pasi që inicimi i këtyre punimeve është bërë po nga ky kabinet, ku më një qasje pragmatike u arrit marrëveshja për fillimin e punëve.

“Kjo është një dëshmi që gjithçka që është folë më herët në lidhje me kompetencat dhe mos kompetencat e komunës me këtë magjistrale republikane ka qenë vetëm politikë nga njerëz që nuk kanë pasë dëshirë të mos e zhvillojnë bashkëpunimin me qeverinë e Serbisë dhe një politikë që të joshen sa më shumë vota nëpërmjet nacionalizimit të politikbërjes. Kështu që këtu nuk bëhet fjalë për kompetenca por këtu bëhet fjalë për një bashkëpunim nëpërmjet mirëkuptimit të njëri tjetrit dhe nëpërmjet asaj që ne jemi angazhuar të ndërtojmë një urë të komunikimit dhe mirëkuptimit që ky projekt të jetë vetëm fillimi i projekteve” ka thënë për presheva.com, kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

“Ne e kemi bërë kërkesën menjëherë pasi kemi hyrë në pushtetin lokal dhe ka qenë një mirëkuptim i ndërsjelltë që ky projekt të realizohet” ka shtuar ai.

Gjithashtu u tha se asfaltimi i kësaj rruge është vetëm një zgjidhje afatmesme, pasi që se shpejti do të iniciohet projekti me ndihmën e UNDP dhe Ambasadës së Japonisë, ku do të bëhet ndërrimi i gypave të azbestit dhe rregullimi i kanaleve atmosferike, që nënkupton edhe rregullimin rrënjësor të kësaj rruge por edhe rrugëve tjera si parakusht për realizimin e plotë të këtij projekti, si zgjidhje afatgjate e këtij problemi.

Asfalt-03

Pra, si zgjidhje momentale kemi këtë projekt që nënkupton, 1 km të shtrohet në dhjetë ditëshin e parë, dhe kilometri tjetër pas pushimeve të diasporës sonë. /presheva.com/