SHPËRNDAJE

Kanë filluar punët në realizimin e projekteve në vazhdimësi të vitit të kaluar, njeriu i parë i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë dalur sot në teren për ti inspektuar punët për së afërmi që po realizohen.

Arifi-shkolla-01

“Që nga marrja e mandatit si Kryetar i Komunës, paralelisht obligimeve tjera si analizimi i buxhetit komunal, takimeve të shumta që kisha dhe vazhdoj të kem, u bënë edhe analizat e të gjitha projekteve që kishin filluar vitin e kaluar e që ishin lënë pas, si pasojë e mos dhënies së prioritetit të të njëjtave.
Pas analizës së plotë me bashkëpunëtorët e mi, menjëherë u inicua fillimi i punëve në teren.” ka thënë Arifi.

Airif-Shkolla-01

Ai ka thënë se ka filluar inspektimi ipunimeve në oborrin e shkollave të mesme ku do të ndërtohet një park dhe do të rregullohet infrastruktura e oborrit tërësisht, pastaj ishim në vizitë tek stadiumi i qytetit ku u dakorduam që sa më shpejt të kryhet ky projekt i rregullimit të stadiumit ku të rinjtë tanë të kenë mundësinë që sa më shpejt të luajnë aty futboll.

Airif-Shkolla-02

“Inspektuam punët e filluara edhe në fshatrat Miratoc dhe Cakanoc ku është duke u bërë përfundimi i asfaltimit të rrugëve të filluara një vit më herët.
Pritet që në javët në vazhdim, ti fillojmë edhe projektet tjera që janë të planifikuara me buxhetin e vitit 2016, ku ne si pushtet lokal e kemi obligim ti implementojmë ato, me disa modifikime që menduam se ishin të duhura dhe në të mirë të qytetarit” ka përfunduar Arifi. /presheva.com/