SHPËRNDAJE

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë ditë më parë ka filluar të aplikohet procedura e dhënies së dokumentit Hyrje-Dalje nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo procedurë sipas policisë kosovare quhet dokument Reciprociteti dhe duhet të pajiset çdo udhëtar i cili hynë në territorin e Kosovës.
Duke sqaruar se qytetarët që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës që hyjnë në Kosovë marrin këtë dokument, dhe të njetit duhet ta ruajnë pasi që nuk mund të kthehen mbrapsht nëse nuk e kanë dokumentin Hyrje Dalje.
Në këtë dokument çdo qytetarë  është i obliguar të jap të dhënat personale dhe procedura po shkakton tollovi gjegjësisht kolona të gjata pasi që po e ngarkon procedurën e kontrollimit kufitar sepse numri i shtetasve të Serbisë për të hyrë në territorin e Kosovës është më i madh se sa i shtetasve Kosovarë në drejtim të Sërbisë. Nga policia e kosovës thon se dokumenti i Hyrje-Daljes nk duhet të hudhet siq ka ndodhë deri më tani duke mos qenë aq e njohur për qytetarët procedura, pasi që pa dokumentin në fjalë nuk mund të kthehen, pamvarësiht sa ditë qëndrojnë në teritorin e Republikës së Kosovë.
E njëjta procedurë vlen edhe për shtetasit e Kosovës që hyjnë në territorin e Sërbisë mirëpo nuk po krijon as kolona të gjata shkaku se është një numër më i vogël i kosovarve që vijnë në Sërbi. /presheva.com/