SHPËRNDAJE

Mjaftë më me egon e sëmurë, që po na varros pak e nga pak çdo ditë dhe po shkatërron energjitë pozitive të Kombit.

Atë që nuk po e bën Politika, ta bëjmë ne njerëzit e mirë të barkut të Kombit tonë. Mos shikoni se kush është Kadareja, por lexoni me kujdes e mençuri se çfarë thotë ai në këto momente shumë të vështira për Kombin dhe Shqipërinë.

“SHQIPËRIA NDODHET SOT NË NIVELIN MË TË KEQ TË NDOTJES MORALE QË KA NJOHUR NDONJËHERË. NGA KJO GROPË, AJO OSE DUHET TË DALË ME NGUT, OSE DO TË FUNDOSET PËRGJITHMONË”.

Kundër radikalizmit, të bashkojmë forcat dhe energjitë intelektuale e qytetare, për t’i dhënë jetës tonë vlerën e merituar të Paqes, Besimit, Sigurisë dhe Zhvillimit Kombëtar.

Radikalizmi dhe Radikalët e kanë humbur me kohë këtë betejë me Kombin Shqiptar.

Ne i përkasim Qytetërimit Perëndimor, sepse i kemi dhënë atij vlerat më të mëdha të gjenezës tonë.

Faleminderit.

Shkruan:

Prof.Dr. Sylejman Abazi