SHPËRNDAJE

Drejtues të Turnirit tradicional që organizohet çdo vit në bashkësinë lokale Rahovicë në shenjë kujtimi dhe nderimi për të rënët e luftës së UÇPMB-së konfirmojnë se gjatë ditës së nesërme organizohen lojërat në futboll të vogël për vendin e tretë në mes të ekipeve Rahovica dhe Bilaçi nga ora 16.30.

Ndërsa finalja e madhe sipas organizatorëve do të mbahet nesër nga ora 17.00. Garat sportive në këtë turnir sipas profesorit të edukatës fizike, Sami Ajdini do të realizohen tek vendi i quajtur Gurishte ndërsa në rast se bie shi lojrat do të realizohen tek stadiumi i mbyllir Tati në Preshevë.

Ndërsa tubimi përkujtimorë për dëshmorët e rënë organizohet nesër në ora 18.00 tek restoranti Dy Fazanat në Rahovicë. Ajdini ka falemderuar të gjithë njerëzit vullnet mirë që kanë ndihmuar organizimin e këtijë eventi sportiv duke përfshirë këtu edhe institucionet e pushtetit lokal të komunës së Preshevës./presheva.com/