SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Adnan Salihu, kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu së bashku me bashkëpuntorët Almedina Raqipi dhe Nevzad Lutfiun, gjatë ditës së sotme u takuan me kryetarin e Gjilanit z.Lutfi Haziri. Në takim kryetari Haziri e uroj Musliun për zgjedhjen në krye të LPD, gjithashtu shfaqi zotimin e vazhdimit të bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit me atë të Bujanocit. Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik , Shqiprim Musliu, e falënderuan kreun e Gjilanit për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve. Në fund, delegacioni ynë kanë ftuar kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc, në ceremoninë e shënimit të “28 Nëntorit”.

Zyra për informim e LPD./presheva.com/