SHPËRNDAJE

Populli kosovar do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj trupave të NATO-s dhe Amerikës për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ky vit shënoi 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në vendin tonë, ku zbarkuan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete, të cilët kontribuan në luftën kundër armikut serb.

Në këtë përvjetor Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një video ka falendëruar mijëra ushtarët amerikanë që kanë shërbyer në mbështetje të paqes.

Në këtë video shihen ushtarët amerikanë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në periudha të ndryshme, ndërsa prezantohen dhe flasin për misionin e tyre për paqe e siguri.

Ata thonë që janë krenarë dhe të lumtur që i kanë shërbyer vendit tonë, për të cilin shprehën që tani është krejt ndryshe nga ajo që kanë parë në vitin 1999.

Ndryshe, sot në Prishtinë po qëndrojnë ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, cili u dekorua nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi me titullin “Urdhrin e Lirisë,”, për merita të veçanta për lirinë e Kosovës.

U.S. Soldiers Supporting KFOR for Twenty Years

Thank you to the thousands of American soldiers who have served Kosovo Force – KFOR ’s peace support operations in #Kosovo over the past twenty years. #NATO4Peace

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Dienstag, 11. Juni 2019