SHPËRNDAJE

Ju mund të faleni menjëherë nëse mendoni se bëhet fjalë për pamje të dikujt që kishte arritur deri në rundi e 10-të me boksierin e famshëm Anthony Joshua. Ose dikush që ka qenë duke bartur një çantë shpine të mbushur me tulla.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto pamje i takojnë një gruaje që në të vërtetë është një floktare, e cila, ashtu si shumë të tjera të profesionit të saj, kalon tërë ditën e përkulur mbi kokat e klientëve të saj.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për klientin e Hitesh Patel, një terapist masazhi nga Leicester, i cili kohët e fundit ka ndarë këtë fotografi të një prej klientëve të tij – me lejen e saj – për të treguar sa dëm i ka shkaktuar asaj puna që e bën në shpinë.

“Shenja që shihni nuk janë plagë – ato janë shenja që tregojnë stagnim që ka ndodhur në muskujt dhe quhet petechia”, tregon Hitesh. “Është një tregues që tregon saktësisht se çfarë dëmi është bërë”.

Ai shpjegon se “sepse ju jeni duke kaluar orë në këmbë, ndërsa mbani një krehër në njërën dorë dhe një tharëse flokësh në tjetrën, duke qëndruar mbi kokat e klientëve tuaj për orë të tëra”.

“Muskujt tuaj zhvillohen dhe fillojnë të mbajnë sistemin tuaj skeletor në një pozitë të panatyrshme jashtë qendrës”.

“Pra, atëherë kur më në fund ju vendosni pajisjet tuaj të vendin e vetë dhe përpiquni të uleni në një pozicion të zakonshëm, thjesht nuk funksionon. Me sa duket, kjo lloj gjëje është e zakonshme në çdo punë që kërkon të jesh në pozita jo të zakonshme për një kohë të gjatë ose të punosh me pajisje – nga dentistët deri te mekanikët”.