SHPËRNDAJE

Ndeshja pas Atletico ka kaluar nën atmosferë të rëndë. Edhe para ndeshjes janë parë transparente në Bernabeu nga “UltraSur”, që janë me pakicë, por kanë ndikim shumë të madh.

Ata kanë ftuar presidentin e Real Madridit të jap dorëheqje pasi ata mendojnë se ky e ka privatizuar klubin, rezultatet janë në plan të dytë, çka ka treguar me shitjen e Di marias.

“E urrej presidentin, e dua Madridin”, “Largohu, ke treguar se din vetëm të plaçkitësh”, “Në emër të kujt i shet lojtarët” dhe transparentë të ngjajshëm janë parë ditën e shtunë në mbrëmje, po edhe para ndeshjes në Madrid.

Eshtë e qartë se Perez gjendet në zjarr pas dy humbjeve në tri ndeshje, po edhe me atë se shumë tifoz nuk janë të kënaqur aspak me mënyrën se si ka kaluar ky afat i transferimeve.

Edhe vet Cristiano Ronaldo ka qenë i pakënaqur, ai ka qenë kundër shitjes së Di Marias. Vet lojtari i ka vështirësuar jetën me letrën e publikuar drejtuar tifozëve ku e ka akuzuar se Perez po gënjen se dhe me të gjitha forcat ka dashur ta shesë.

Kjo ka nervozuar tej mase njeriun e parë të Madridit, edhe ai është hakmarrë dhe ka refuzuar që ta blej Radamel Falcaon, që ka të njejtin menaxher sikurse Di Maria dhe Cristiano Ronaldo, super agjentin Jorge Mendes.

Ekzistojnë spekulime se raportet me Mendes-Perez janë prishur që kur është larguar Jose Mourinho, por blerja e James Rodriguez ka zbutur pak gjërat, por Perez nuk e don edhe aq portugezin i cili dyshon se edhe Mendes e ka detyruar Di Marian ta shkruaj këtë letër.

Mediet katalanase shkruajnë se Mendes tani dëshiron ti hakmerret Perezit dhe po punon që Cristiano Ronaldon ta kthej prap në Angli, në City, Chelsea apo United, andaj edhe këto ditë janë shpeshtuar spekulimet.

Ish presidenti i Realit, Ramon Calderon konsideron se Ronaldo është këtu gjithçka problemi.

“Ai është i nervozuar me gjithçka, me lojrat e Perezit. Nuk ka qenë dakord me largimin e Mesut Ozil, as me shitjen e Gonzalo Higuain. Tani ka shkuar edhe Di Maria me të cilin është përshtatur shumë, dhe nuk e kupton se pse Perez ka shitur edhe Xabi Alonson” konsideron Calderon.

Vetëm fitoret mund të kthejnë qetësinë. Kujtimet e La Decimas ende janë të freskëta, ndërsa tifozët kërkojnë fitore. Perezit nuk i lëkundet stoli, por Reali duhet të fitoj.

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmHakmarrja e mëkatit
Artikulli i rradhësRevanshizmi politik!