SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i APN-së në Bujanoc, Florim Agaj ka publikuar një opinion ku shpreh pakënaqësi ndaj pushtetit lokal duke prezantuar argumente për neglizhenc dhe keqmenaxhim të komunës.

Në opinionin e tijë thuhet-

Shprehi bindjen se qytetarëve më nuk u bëjnë aspak përshtypje akuzat dhe ndërkuzat pozitë- opozitë në komunën e Bujanocit. Tani më të gjithë jemi dëshmitarë në këto 10 vitet e fundit për punët, avansimin, zhvillimet politike, lëshimet e gabimet që janë bërë. Po ashtu jemi dëshmitarë edhe për përçarjen- hakmarrjen e cila vazhdon të jetë në një masë të madhe mes pozitës dhe opozitës, oponentë të cilët kanë patur rastin dhe mundësinë të i ndërrojnë vëndet një herë njëra në pozitë- pastaj tjetra.

Dhe çka…..?!! Asgjë, përveç përçarjes, atmosferës negative, ulje të kokës apo shikime anëve jo sy më sy, përshëndetje të ftohta e shumë herë edhe pa përshëndetje (edhe pse lind e rrit qaty).

Ndaloni… Akuzat për vjedhje, për keçmenagjim, nepotizëm, për pasivitet, mos punë, lançime përmes fake profileve nga dy palët në të njejtën masë, është e vërtetë që qëndrojnë të gjitha këto dhe qytetari po i din më!

Por për çka nuk është i njoftuar ai, çka do t’i ofrohet atij, cilat do të jenë prioritet për një komunë ndryshe, dhe çka do të ndërmirret për të dalë nga kjo situatë. Nëse vazhdoni kështu atëherë përçarja dhe ftohja e marëdhënieve mes vete vetëm se do të rritet dhe hakmarrja në militantët partiak do të vazhdojë.

Mendoj se ka ardhë koha që juve më mos t’u jepet besimi i qytetarëve, sepse çdo votë për njërën apo tjetrën parti do e trashë edhe më shumë të gjithë atë që u tha më lartë, deri sa koha ecën, diskrimini nga qendra po vazhdon e vendi po zbrazet nga të rinjët.

Shumë shpejtë Alternativa për Ndryshim në Bujanoc do dali me ofertë dhe program konkret për vëndin, do vendosën prioritetet ku njerëz kompetentë dhe profesionistë të fushave të caktuara do të merren me zgjidhjen e tyre.

Ka plot e për plot probleme që duhet marrë, disa të trashëguara e disa të bëra tani!

Ju siguroj se ne nuk do hakmerremi edhepse gjatë tërë kohës jeni munduar si pushteti ashtu edhe opozita të na bëni dëme, vetëm e vetëm të vazhdoni misionin tuaj, atë të vetmin “përçarjen” mirëpo neve asnjëherë nuk arritët të na spostoni e të na ndalni!

Ne do ju bëjmë që ju të reflektoni dhe ndoshta bashkë do i zgjidhim problemet e qytetarëve tanë, thuhet kështu në opinionin e zëvendës kryetarit të APN-së në Bujanoc, Florim Agaj./presheva.com/