SHPËRNDAJE

Me fjalë e bashkojnë luginën me Kosovë, në vepra Lugina është diskriminuar nga vetë qeveritë e Kosovës.

Sot në Kuvendin e Kosovës u aktrua shumë nga deputetët e partive në pushtet, dhe LDK-së (ishpushtetarët). Këta deputetë (parti), janë ata të cilët e kanë miratuar rezolutën për Luginën, dhe që nga viti 2013-të asnjë pikë e saj nuk është realizuar.

Ish qeveritë Thaçi, Mustafa dhe tani qeveria Haradinaj, kanë luajtur vazhdimisht me ndjenjat e luginasëve. Nuk kanë dëshmuar përgjegjësi shtetërore ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, nuk kanë pasur e as nuk kanë strategji për të drejtat e shqiptarëve në sërbi ,edhe kur kanë vepruar ka munguar plani konkret dhe me veprime paushalle vetëm se e kanë dëmtuar pozitën e shqiptarëve në sërbi.

Nuk di ku e gjejnë atë fytyrë të flasin për gjendjen e luginasëve në sërbi, kinse shqetësohen e duan të angazhohen për të drejtat e tyre, ndërsa në anën tjetër nuk i pranojnë liderët e Luginës në takime, përveç se në rastet kur duan ti manipulojnë e përdorin për interesa personale të ndonjë lideri a politikani në Kosovë.

Mos aktroni, tashmë e keni dëshmuar që pikë ndjenje kombëtare, përgjegjësie shtetërore e atdhedashurie për atë pjesë nuk e keni! Ju e shikoni vetëm interesin partiak e personal deri në atë masë sa pranoni ti vendosni në pazar edhe kufijt e shtetit, pasuritë natyrore e vetë pavarsinë e Kosovës, e të pritet nga ju largpamësi, e mbrojtje dhe zë të fuqishëm për shqiptarët në sërbi, është absurditeti më i madh që mund të e besoje dikush!.

Një Ministri e Jashtme e Shqipërisê për pak muaj ka bërë më shumë se që ka bërë Kosova për 20 vite.

Për të gjithë deputetët, ish qeveritë dhe qeverinë aktuale! keni dështuar të gjithë për ti mbrojtur, integruar e realizuar të drejtat e Luginasëve në Kosovë e sërbi.

Mos i tregoni askujt patriotizëm se të gjithëve iu njohim, në Kosovë po jetojmë!/presheva.com/

Nga: Fikri Mehmeti