SHPËRNDAJE

Familja Xhelili nga fshati Rahovic jetonte në kushte të vështira, shtëpia e tyre ishte mjaftë e vjetër gati sa nuk ishe rrënuar. Falë njerëzve vullnet mirë ata sot u bënë me shtëpi të re.

Fondi Humanitar nga Rahovica me seli në Zvicërr së bashku me bashkëfshatarët e tyre kishin marr inciativën nga muaji gusht për ndërtimin e kësaj shtëpi. Jeton Halimi, sekretar i Fondit Humanitar për portalin preshevacom ka deklaruar se inciativa është marr për ndërtimin e kësaj shtëpie meqë kemi parë kushtet e vështira të kësaj familjeje ku gjendja e shtëpis ishte e pa banueshme.

Përmes grupit të Fondit Humanitar me seli në Zvicërr inciativa për ndërtimin e shtëpisë u realizua. Sekretari i Fondit ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ndërtimin e shtëpisë dhe ndihet i gëzuar nga se kjo familje tani e tutje do të kenë kushte më të mira për jetesë.

Jeton Halimi ka deklaruar se deri tani Fondi Humanitar nga Rahovica me seli në Zvicërr kanë arritur që ti bëjnë me shtëpi 3 familje dhe se në të ardhmën do të vazhdojnë edhe më tutje realizimin e projekteve që do t jenë në interesin e bashkësisë lokale Rahovicë./presheva.com/