SHPËRNDAJE

barcelona-1

Barcelona pritet të ketë dy ndryshime në formacion për edicionin e ardhshëm
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique duhet të bëjë dy ndryshime në formacion për edicionin e ardhshëm, pas largimit të Dani Alves dhe transferimit të Samuel Umtiti.

Të dy këto ndryshime pritet të bëhen vetëm në mbrojtje, pasi mesfusha dhe sulmi është i paprekshëm, shkruan Goal.com.

Umtiti pritet që të luaj në dy pozita, në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e djathtë, ndërsa në krahun e djathtë pritet që të luaj Alex Vidal ose Sergio Roberto, pasi Dani Alves tashmë është transferuar në Juventus.

barcelona-2