SHPËRNDAJE

Në fshatin Rahovicë për herë të parë u formua Klubi i Atletikës “Presheva”.

Në mbledhjen e fundit u zgjodh edhe kryesia e klubit ku kryetar u emërua Ragmi Ibrahimi, zv.kryetar, Bujar Beqiri dhe këshilli drejtues i përbër nga 5 persona:

1.Avni Halimi

2.Veton Saqipi

3.Shkëlqim Azizi

4.Valmir Ajdini

5.Burim Kurtishi

Gjithashtu si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e emrit të klubit ku pas disa propozimeve me anë të votave është vendosur që klubi të mbajë emrin :

Klubi i Atletikës “Presheva”.

Ditëve në vijim kryesia e klubit do të përfundojnë edhe procedurat institucionale ku pastaj do ti pret rruga e gjatë për arritjen e sukseseve duke prezentuar luginën e Presheves në mënyrë të dinjitetshme./presheva.com/