SHPËRNDAJE

Në ditët kur jemi të lodhur nga puna ose nuk kemi kohë të gatuajmë por duam të hamë një ushqim të mirë, zgjedhja e duhur  janë pastat në restaurantet Pomo.

Pomo ofron pasta të freskëta të përgatitura aty për aty në të njëjtën mënyrë si pastat tradicionale italiane. Pastat e freskëta nuk duhet ngatërruar me ato të thara sepse dallojnë shumë, sidomos në shije dhe në vlera ushqyese.

Pastat e freskëta janë përgatitur në kuzhinën italiane për shekuj  të tërë dhe janë përsosur në shije dhe në metodat e gatimit. Pastat e tilla prodhohen një kohë të shkurt para se të gatuhen, pra nuk mund të qëndrojnë gjatë pa u gatuar, dhe duhet gatuar sipas recetës origjinale italiane.

Pastat e freskëta, për dallim nga pastat e thara, përgatiten me miell italian tip 00 dhe me ve. Mielli duhet të jetë i rafinuar dhe të ketë sasi të caktuar të glutenit, në mënyrë që pastat të marrin shijen dhe teksturën e duhur. Përgatitja e tyre mund të tingëllojë si diçka e thjesht, por realisht nuk është ashtu. Këto pasta duhet të përgatiten me përbërësit e duhur dhe duke ndjekur instruksionet e duhura.

Pastat e tilla në Pomo përgatiten nga kuzhinier të trajnuar nga profesionist italian për përgatitjen e tyre. Më pas, pastat mund të priten në forma të ndryshme, varësisht se me çfarë salce do të kombinohen. Pastat e freskëta  i gjeni të kombinuara me salca të ndryshme, si penne arrabiata, penne boloneze dhe penne pesto.

Penne arrabiata janë pasta të freskëta me salcë perimesh, kryesisht domate, dhe me spec djegës. Penne boloneze janë kombinim i salcës me domate dhe mishit të bluar të viçit, ndërsa penne pesto janë miks mes kërpudhave me gjoks pule dhe krem pane.

Pasta 1 muaj FALAS, për ty që e shpërndan këtë video*Ju ftojmë t'i shijoni pastat e prodhuara në POMO, recetë 100% Italiane, miell 100% Italian, të freskëta çdo ditë!*Fitues do të zgjedhet njëri nga shpërndarësit e videos, random, më 1 shkurt, 2019.

Gepostet von POMO am Montag, 7. Januar 2019