SHPËRNDAJE

28-vjeçarja indiane Urmila Sharma ka lindur binjakë siameze në një spital në Haryana, në Indinë Veriore. Ajo ishte aq e varfër sa nuk bëri kurrë një eko gjatë shtatzanisë së saj për të parë zhvillimin e fëmijës. 

Të enjtën ajo lindi një foshnje me një trup dhe dy koka 

Fëmija i deformuar ka dy kokë, dhe dy shtylla kurrizore, por vetëm një trup dhe vetëm nga një organ tjetër jetësor, prandaj realizimi i ndarjes së binjakëve është i pamundur.

Mjekët e spitalit paralajmërojnë se për shkak të mbingarkesës që vendos kjo strukturë organet teke jetësore të foshnjes, ka pak gjasa që të mbijetojë më shumë se disa javë.

“Prindërit e vajzës janë të dëshpëruar dhe ne po përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë që mundemi”, deklaroi Shikha Malik, një prej doktoreshave të spitalit.

Si pasojë e farfërisë dhe e pamundësisë për të kryer një eko gjatë shtatzanisë deformimi mbeti i pakonstatuar deri në momentin e lindjes i cili u krye me operacion.