SHPËRNDAJE

Fotografia e Skënderbeut vazhdon të qëndrojë ende në studion ku Ernesto Sabato hidhte në letër letërsinë e tij. Shkrimtari i madh argjentinas nuk e harroi asnjëherë historinë shqiptare të nënës së tij.
Sabato njihet si një autor i nderuar nga shumë çmime ndërkombëtare midis të cilave “Çmimi Servantes”, në Spanjë, “Çmimi Gabriela Mistral” në Uashington, “Çmimi Jerusalem” në Izrael etj. Ai është njëkohësisht dhe “Doctor Honoris Causa” i shumë universiteteve të botës.

Ja si shprehej ai në një bisedë kohë më parë:

“Historia e Skënderbeut, e këtij princi mesjetar shqiptar më ka tërhequr gjithnjë: jeta e tij në oborrin e sulltanit në Stamboll, ikja me një grup kalorësish për të çliruar Shqipërinë, lufta e tij legjendare 25-vjeçare në mbrojtje të atdheut të vet, por edhe të Evropës.”