SHPËRNDAJE

Manuel Neuer mund të transferohet nga Bayern Munichu te Juventusi në verën e këtij viti, raporton France Football.

Portieri gjerman është pjesë e Bavarezëve që nga vitit 2011, atëherë kur edhe kaloi nga rivali i Bundesligës, Schalke.

Mediumi francez raporton se 33-vjeçari mund të largohet nga kampioni i ligës gjermane në fund të këtij edicioni.

Bayerni tashmë e ka transferuar Alexander Nubelin nga Schalke dhe shihet si një portier i pazëvendësueshëm në të ardhmen.

Neuer ka kontratë edhe një vit me Bavarezët dhe raportohet se largimi i tij pritet të ndodhë shkaku që nuk dëshiron ta ndajë pozitën e tij me portierin e ri të tyre.

Fituesi i Kupës së Botës ka bërë 362 paraqitje në fanellën e Bayernit në të gjitha garat.