SHPËRNDAJE

Sot nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror në stadiumin “Luzhniki”, Moskë.

Pritet një finale e zjarrtë mes Francës dhe Kroacisë, ku do të luftojnë me njëra tjetrën për 90 minuta ose më gjatë për t’u bërë mbretërit e futbollit botëror.

Në ceremoninë e hapjes së finales, do të marrë pjesë edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët do të performojnë këngën zyrtare të këtij Botërori, që titullohet “Live it up”.

Franca

Formacioni: 4-2-3-1

Lloris – Hernandez, Umtiti, Varane, Pavard – Matuidi, Kanté, Pogba – Griezmann, Giroud, Mbappé

Kroacia

Formacioni: 4-2-3-1

Subašić – Strinić, Vida, Lovren, Vrsaljko – Brožović, Rakitić – Perišić, Modrić, Rebić – Mandžukić