SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollave të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë, informacionet rreth kontraceptivëve i gjejnë në internet, ndërsa frika është arsyja kryesore që ata nuk e vizitojnë gjinekologu, tregon hulumtimi i fundit në kuadër të fushatës për shëndetin reproduktiv “Gjej kohë”, transmeton presheva.com.

Ndër të gjimnazistët e anketuar me moshë 18 deri 19 vjet, 51.5% e tyre janë seksualisht aktiv, ndërsa 56% e femrave përdor ndonjë lloj mbrojtje gjatë mardhënieve seksuale.

71.11 prej tyre përdorë prezervatic, ndërsa 12.6% përdorin barëra kontraceptiv, ndërsa informacionet rreth kontracepcionit i gjejnë vet në internet.

Numri më i madh i tyre 38.6 tek gjinekologu shkon vetëm një herë në vit, një herë në 6 muajt shkojnë 28.44 të nxënësve, ndërsa 21.28% e tek gjinekologu shkojnë një herë në 5 vjet.

Si arsye e mos kontrollimit të rregullt tek gjinekologu, nxënëset e shkollave të mesme thonë se kanë frigën, si dhe pritjet e gjata.

Situata e ngjajshme është edhe tek studentet, 57.3 janë aktive në seks, nbdërsa 46.51 përdorin njërin nga mbrojtësit.

Në kontrollime gjinekologjike, studentet një herë në vit shkojnë 34.88% (41.86) nuk e vizitojnë pë r shkak të frikës.

Fushata “Gjej kohë” financohet nga Unioni Evropian dhe qeveria e Zvicrës nëpërmjet programit për partneritet evropian me komunat EU PROGRES. /presheva.com/