SHPËRNDAJE

Fshati Golemidoll do të ketë qasje në grupin e bashkësive lokale të komunës së Preshevës si vendbanim me infrastrukturë adekuate sipas standardeve për jetë më të mirë, këtë e ka konfirmuar kryetari, Shqiprim Arifi gjatë vizitës që pati në këtë fshat ditë më parë. Banorët e fshatit Golemidoll tani gëzojnë edhe rrugën e re që shpie tek varrezat, projekt ky që është realizuar nga pushteti lokal në participim me banorët e fshatit, gjë për të cilën është falemderues edhe kryetari i komunës.

Në bashkësinë lokale Golemidoll bëhet edhe rregullimi i kanalizimit fekal. Për vitin 2019 sipas Planit Investiv në kuadër të pushtetit lokal në Preshevë në këtë bashkësi lokale do të bëhet rregullimi parkut dhe shtrati i lumit./presheva.com/