SHPËRNDAJE

Bukuroc-01
Fshati Bukuroc dhe Strezoc nga Presheva janë larg disa kilometra. Fshatrat e Preshevës dallohen sipas madhësisë dhe kërkesave të tyre për infrastrukturë, por problemi i përbashkët është papunësia.
Trupi Koordinues do të zgjidh problemet ekonomike para së gjithash ndërsa për infrastrukturë mungojnë projektet.

“Këtu problemi është se vitin e kaluar kemi ndërtuar një park në fshat me të ardhurat tona, por ka mbetur në gjysmë” ka thënë Armend Ibrahimi, kryetar i bashkësisë lokale në Bukuroc.

Komuna e Preshevës në buxhet nuk ka të holla për projekte të tjera të infrastrukturës, ndërsa në Trupin koordinues për këtë vit prioritet janë problemet ekonomike.

Bukuroc-02

“Në fshatin Strezoc vitin e ardhshëm dotë zgjidhim problemin e rrugës, kanalizimit dhe ujësjellsit, ndërsa në fshatin Bukuroc do të zgjedhim problemin e shtratit të lumit Moravica” ka deklaruar kryetari Ragmi Mustafa, transmeton presheva.com.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se janë të nevojshëm planet dhe programet, para së gjithash për objekte infrastrukturore.

“Shprespk që në të ardhmen, këtë ia kemi premtuar edhe njerëzve, do të vijmë me projekte konkrete” ka thënë Stankoviq.

Buxheti i trupit Koordinues për këtë vit është 240 milionë dinarë, ndërsa nga këto 40 milionë do të marrë Presheva. /presheva.com/