SHPËRNDAJE

Numri 9 tek Real Madridi ka rëndësi shumë të madhe tek tifozët, ka mbajtur lojtari më i madh në historinë e Los Blancos, Alfredo di Stefano. 

Kohën e fundit ajo ka ndryshuar shumë lojtar, ndërsa më të riun duhet ta marr këtë verë.

Alfredo Di Stefano ka mbajtur me sukses numrin 9, deri sa në disa klube numri 10 ka rëndësi të madhe, tek Reali kjo pozitë është “qendërsulmuesi”.

Kanë ndryshuar kohërat, kanë mbajtur Santilliana, Hugo Sanchez, Ivan Zamorano, braziliani Ronaldo, Davod Shuker ka mbajtur në gjysmën e dytë të viteve 90-ta, ndërsa një kohë ka qenë në shpinën e Fernando Morientes.

Eshtë interesante se numrin 9 një kohë e ka pasë Cristiano Ronaldo, kur 7 ka qenë e zënë nga Raul. Kur spanjolli u largua, Ronaldo ka marrë numrin e tij të preferuar, andaj 9 e ka marrë Benzema.

Benzema nuk është sulmues i lindur, po as sulmues klasik, ashtu siç e shohin tifozët, andaj edhe këtë verë mund ta lërë numrin 9. 

Po pregaditet ardhja e Radamel Falcao, i cili pritet të mbajë këtë numër.

Benzema nuk mund të kthehet tek numri 11, pasi atë e posedon Gareth Bale, por mund ta marrë numrin 10, që ka qenë pronë e Mesut Ozil dhe tani është e lirë.

Tek Real Madridi ruhet edhe numri 8, të cilin pritet ta marrë Toni Kroos.

Operacioni Falcao ka filluar. Monaco dëshiron që Alvaro Morata të jetë paket në shkëmbim, por spanjolli i ri as nuk dëshiron të pranoj, pasi dëshiron të transferohet tek Juventus dhe pret marrëveshjen e dy klubeve.

Përveç Toni Kroos, Radamel Falcao do të jetë blerja më e madhe e merengesëve. Mbetet të shihet situata rreth Di Marias, nëse dëshiron të largohet, atherë Real Madridi do të tentoj të blej edhe James Rodriguez.